Alaudin Malaj

Ish - Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Procesi i rivlerësimit është ndërprerë për shkak të dorëheqjes nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Pezulluar / Dorëhequr

Gjeneralitete

Emri
Alaudin Malaj
Pozicioni
Ish - Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Procesi i rivlerësimit është ndërprerë për shkak të dorëheqjes nga detyra të subjektit të rivlerësimit.
Emërimi
20.12.1993
Statusi
Pezulluar / Dorëhequr
Përditësuar
18.04.2026

Eksperienca profesionale

• 28.03.2006 - 31.07.2020- Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë
•13.02.2012 - 13.02.2016 - Kryetar i Gjykatës së Apelit Tiranë.
•14.11.2011 - 13.02.2012 - Kryetar i komanduar i Gjykatës së Apelit Tiranë.
•21.02.1998 - 28.03.2006 - Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë.
• 08.02.1996 - 21.02.1998- Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë.
• 21.12.1993 - 08.02.1996- Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

- Z. Alaudin Malaj aktualisht nuk e ushtron detyrën si gjyqtar pasi në datë 30.07.2018 ka kërkuar mbarimin e statusit të magjistratit nëpërmjet paraqitjes së dorëheqjes, duke shpjeguar edhe arsyet e tij.
Kërkesa është bazuar në nenin 65/1, të ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
- Me anë të vendimit të KPK-së nr.294 datë 15.09.2020 procesi i rivlerësimit për Z. Alaudin Malaj është ndërprerë.
- Gjithashtu me anë të këtij vendimi Z. Alaudin Malaj i është ndaluar emërimi si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
- Për këtë vendim të KPK-së nuk ka ANKIM nga Institucioni i Komisionerëve Publikë.
- Paraqitur ankim prane KPA nga Subjekti i rivlersimit me pretendimin qe te cilat lidhen me shkeljet procedurale te kryera nga ana e KPK-se gjate shqyrtimit te ceshtjes.
KPA eshte shprehur me Vendimin Nr. 7/2021 (JR) datë 23.02.2021 per lënien në fuqi të vendimit nr. 294, datë 15.09.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke mospranuar ankimin e subjektit te rivlersimit.

Arsimi

•18.11.2015 - Doktoraturë, Universiteti i Tiranës.
•{...} - Studime pasuniversitare, Universiteti i Tiranës.
•27.06.1993 - Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës.

Punime

- Disertacioni me temë: SISTEMET E SIGURIMIT SOCIAL NË EVROPË, VËSHTRIM KRAHASUES.
Udhëheqës Shkencor: Prof.Asoc Zhaklina Peto
Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i të Drejtës Civile; Korrik 2015.

Kualifikime dhe promovime

- Z. Alaudin Malaj zotëron titullin "Doktor i Shkencave Juridike" fituar pranë Universitetit të Tiranës.

Vendime

- Vendim i i KPK-së nr.294 datë 15.09.2020 që ka vendosur: Të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, z. Alaudin Malaj, është ndërprerë, për shkak të dorëheqjes së tij nga detyra.
- Njoftim i IKP-së për mosankimin e vendimit nr.294 datë 15.09.2020 për subjektin e rivlerësimit: Z. Alaudin Malaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.
- Vendim i KPA-së Nr. 7/2021 (JR) datë 23.02.2021 që ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 294, datë 15.09.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Alaudin Malaj.

Vlerësime

•2005 - 2006 - Vlerësuar Shumë Mirë
•2007 - 2009- Vlerësuar Shumë Mirë
Vlerësim si Kryetar

Masa disiplinore

- Nuk ka masë displinore në fuqi.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Alaudin Malaj”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Alaudin Malaj janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë