Gjin Gjoni

Ish-Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Procesi i rivlerësimit është ndërprerë për shkak të dorëheqjes nga detyra sipas ligjit nr. 84/2016.

Pezulluar / Dorëhequr

Gjeneralitete

Emri
Gjin Gjoni
Pozicioni
Ish-Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Procesi i rivlerësimit është ndërprerë për shkak të dorëheqjes nga detyra sipas ligjit nr. 84/2016.
Emërimi
20.10.1993
Statusi
Pezulluar / Dorëhequr
Përditësuar
07.05.2024

Eksperienca profesionale

•12.06.2009 - 30.07.2020- Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë (Për periudhën tetor 2018 - 2020 me vendimin nr.52, datë 11.10.2018 të KLD-së, i është akorduar leje prindërore, për shkëputje të përkohshme nga puna, deri më 31.10.2020).
•31.05.2013 - 12.12.2018- Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
•25.04.1994 - 12.06.2009 - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
•20.10.1993 - 25.04.1994- Ndihmësgjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

- Z. Gjin Gjoni aktualisht nuk e ushtron detyrën si gjyqtar pasi në datë 30.07.2018 ka kërkuar mbarimin e statusit të magjistratit nëpërmjet dorëheqjes.
- KLGj-ja, bazuar në kërkesën për dorëheqje të bërë nga subjekti i rivlerësimit, me vendimin nr. 265, datë 30.7.2020, ka vendosur deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për z. Gjin Gjoni.
- Me anë të vendimit të KPK-së nr.300 datë 30.09.2020 procesi i rivlerësimit për Z. Gjin Gjoni është ndërprerë.
- Gjithashtu me anë të këtij vendimi z.Gjin Gjoni i është ndaluar emërimi si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

Arsimi

•2021 - Doktoraturë, Universiteti i Tiranës.
•04.03.2013 - Studime Pasuniversitare, Universiteti i Tiranës.
•29.03.1993 - Kurs i Plotë i Përshpejtuar, Universiteti i Tiranës.

Punime

- Disertacion për mbrojtjen e gradës shkencore "Doktor" me temë: Aspektet Juridiko - Civile dhe raste praktike të zbatimit të ligjit mbi shoqërinë tregtare.

Kualifikime dhe promovime

- Z. Gjoni zotëron gradën shkencore "Doktor i Shkencave Juridike", fituar pranë Universitetit të Tiranës.

Vendime

- Vendim i KPK-së nr.300 datë 30.09.2020 që ka vendosur: Të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për shkak të dorëheqjes së subjektit të rivlerësimit, z. Gjin Gjoni, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.
- Njoftim i IKP-së për mosankimin e vendimit nr. 300, datë 30.9.2020, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit z. Gjin Gjoni.

Vlerësime

2005 - 2006 - Vlerësuar Shumë Mirë
2007 - 2009- Vlerësuar Shumë Mirë

Masa disiplinore

- Nuk ka masë displinore në fuqi.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Gjin Gjoni”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Gjin Gjoni janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë