Sulejman Tola

Ish - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë (Dorëhequr), Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.

Pezulluar / Dorëhequr

Gjeneralitete

Emri
Sulejman Tola
Pozicioni
Ish - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë (Dorëhequr), Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
Statusi
Pezulluar / Dorëhequr
Përditësuar
23.08.2024

Eksperienca profesionale

• Z. Sulejman Tola nuk e ushtron më funksionin e tij si prokuror pasi në datën 26.01.2017 ka dhënë dorëheqjen.
• Dorëheqja është miratuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë më 12 qershor dhe i është komunikuar KPK-së më 24 qershor 2020.
• Me anë të Vendimit të KPK-së nr. 4 datë 23.08.2018 është pushuar procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit.
• Për këtë vendim është ankuar Komisioneri Publik Florian BALLHYSA datë 13.04.2018
• Kolegji i Posaçëm i Apelimikt ka vendosur pushimin e shqyrtimit të çështjes me nr. 3/2018 (JR), datë 17.04.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, sa i përket ankimit me nr. 9/1, datë 13.04.2018 të Komisionerit Publik, ndaj vendimit nr. 4, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit Sulejman Tola.
• Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi menjëherë.

Vendime

- Vendim i KPK-së nr. 4 datë 23.08.2018, për subjektin e rivlerësimit z. Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.
- Ankim i IKP-së datë 13.04.2018 kundër vendimit nr. 04, datë 23.3.2018, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit z. Sulejman Tola.
- Më datë 12.06.2018 IKP ka depozituar pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kërkesë për heqje dorë nga ankimi ndaj vendimit nr. 04, datë 23.3.2018, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit z. Sulejman Tola, për shkak se rezulton se subjekti ka mbushur moshën për pension pleqërie.
- Vendim i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nr.2/2018 datë 10.07.2018 (Juridiksion rivlerësimi) për shqyrtimin e vendimit nr. 4 datë 23.08.2018 për subjektin e rivlerësimit: Z. Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Sulejman Tola”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Sulejman Tola janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë