Merita Xhani

Gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës (Dorëhequr), Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.

Pezulluar / Dorëhequr

Gjeneralitete

Emri
Merita Xhani
Pozicioni
Gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës (Dorëhequr), Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
Emërimi
04.03.1994
Statusi
Pezulluar / Dorëhequr
Përditësuar
19.09.2024

Eksperienca profesionale

04.03.1994 - 08.02.2018- Gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës

• Znj. Merita Xhani nuk e ushtron më pozicionin e saj si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës pasi në datën 08.02.2018 ka dhënë dorëheqjen.
• Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pasi mori në shqyrtim këtë kërkesë, vendosi të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të dorëheqjes së gjyqtares Merita Xhani, mbështetur në nenet 63, 64 dhe 160, pika 1, germa “a”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
• Me kërkesë nr. 1136/1, datë 24.05.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vendimi nr. 29, datë 07.05.2018, i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, u vu në dispozicion më datë 01.06.2018.
• Me anë të Vendimit të KPK-së nr. 38 datë 25.07.2018 u vendos:
- Ndërpreja e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, znj.Merita Xhani.
- Deklarimi i humbjes së drejtës të subjektit të rivlerësimit për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
• Për këtë Vendim të KPK-së nuk ka pasur Ankim nga IKP.

Vendime

- Vendim i KPK-së nr. 38 datë 25.07.2018 .
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Merita Xhani gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Merita Xhani”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Merita Xhani janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë