Genci Sinjari
Ish-Gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës (Dorëhequr). Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
Gjeneralitete
- Emri
- Genci Sinjari
- Pozicioni
- Ish-Gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës (Dorëhequr). Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
- Emërimi
- 30.03.1995
- Statusi
- Pezulluar / Dorëhequr
- Përditësuar
- 07.05.2024
Eksperienca profesionale
•29.04.2015 - 09.05.2017 - Kryetar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës.•28.10.2013 - 29.04.2015 - Kryetar i Komanduar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës.
•16.07.2013 - 09.05.2017 - Gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës.
•30.03.1995 - 16.07.2013- Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat.
- Znj. Genci Sinjari nuk e ushtron më pozicionin e tij si gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës pasi në datën 02.05.2017 ka dhënë dorëheqjen.
- Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pasi mori në shqyrtim këtë kërkesë, vendosi të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të dorëheqjes së gjyqtarit, mbështetur në nenet 63, 64 dhe 160, pika 1, germa “a”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
- Me shkresën nr. 2499 prot., datë 10.09.2018, protokolluar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me nr. 5978 prot., datë 10.9.2018, Këshilli i Lartë i Drejtësisë i ka vënë në dispozicion Komisionit vendimin nr. 28, datë 9.5.2017, me të cilin është vendosur deklarimi i mbarimit të statusit të magjistratit dhe të mandatit të kryetarit të gjykatës, për shkak dorëheqjeje, të gjyqtarit Genci Sinjari.
- Me anë të Vendimit të KPK-së nr. 66 datë 28.09.2018 u vendos:
• Ndërpreja e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, z. Genci Sinjari.
• Deklarimi i humbjes së drejtës të subjektit të rivlerësimit për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
- Për këtë Vendim të KPK-së ka pasur ankim nga subjekti i rivlerësimit.
Arsimi
•28.03.1994 - Kurs i Plotë i Përshpejtuar, Universiteti i Tiranës.Vendime
- Vendim i KPK-së nr. 66 datë 28.09.2018 që ka vendosur:• Të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, z. Genci Sinjari, është ndërprerë.
• Të deklarojë humbjen e së drejtës të subjektit të rivlerësimit për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
- Njoftim i IKP-së për mosankimin e vendimit nr. 66 datë 28.09.2018, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit Z. Genci Sinjari, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës.
- Vendim i KPA-së Nr. 18/2020 (JR), datë 29.07.2020 që ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 66, datë 28.09.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Genci Sinjari.
Vlerësime
•2007 - 2009 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)•2005 - 2006 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
Masa disiplinore
- Nuk ka masa disiplinore.Dokumente
Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.
-
pdf
Vendim i KPK-së nr. 66 datë 28.09.2018 për subjektin e rivlerësimit: Z. Genci Sinjari, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 490.1 KB
-
pdf
Dekret i Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 8265, datë 16.07.2013 “Për emërim gjyqtari”. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 9.6 KB
Përmendet në
Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Genci Sinjari”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.
- Vendim Nr. 18/2020 i KPA-së datë 29.07.2020 (Juridiksion rivlerësimi)
- Njoftim për shtyp i KPA-së datë 29/07/2020
- Njoftim për shtyp i KPA-së datë 16/07/2020
- Njoftim për shtyp i KPA-së 08/07/2020
- Njoftim për shtyp i KPA-së 29/06/2020
- Njoftim i IKP-së datë 18.10.2018 për mosankimin e vendimit nr. 66, datë 28.09.2018, të KPK-së
- Vendimi i KPK-së Nr: 66 datë 28.09.2018
- KPA rrëzon ankimin e ish-gjyqtarit Genci Sinjari kundër ndërprerjes së procesit të vetingut
Deklarimi i pasurisë
Deklaratat e pasurisë të Genci Sinjari janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.