Valbona Bala (Pajo)

Këshilltare pranë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë (Dorëhequr), Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.

Pezulluar / Dorëhequr

Gjeneralitete

Emri
Valbona Bala (Pajo)
Pozicioni
Këshilltare pranë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë (Dorëhequr), Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
Emërimi
01.01.2008
Statusi
Pezulluar / Dorëhequr
Përditësuar
20.10.2020

Eksperienca profesionale

2008 - 2017- këshilltare e gjyqtarëve pranë Gjykatës Kushtetuese
2017- këshilltare pranë projektit të USAID-it.

31 mars 2017- Ka dhënë dorëheqjen nga funksioni këshilltares pranë Gjykatës Kushtetuese;
Shkurt 2018- Ka shprehur interesin për pozicionin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese;
Nuk ka rezultuar fituese për të vijuar trajnimin fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës.

• Znj. Valbona Bala (Pajo) aktualisht nuk e ushtron detyrën si këshilltare pranë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë pasi në datë 27.06.2018 ka kërkuar dorëheqjen.
• Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me shkresën nr. 2049/2 prot., datë 27.06.2018, ka vënë në dispozicion:
- Kërkesën për dorëheqje të znj.Valbona Bala nga funksioni i këshilltares së Gjykatës Kushtetuese paraqitur kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, z. Bashkim Dedja, më datë 31 mars 2017;
- Urdhrin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, nr. 11, datë 20.04.2017, “Për lirimin nga detyra dhe përfundimin e marrëdhënieve të punës”.
• Me shkresën me nr. 3461 prot., datë 17.04.2018, rezulton, se znj. Valbona Bala (Pajo) i është drejtuar Komisionit me një kërkesë për përditësim të dhënash të adresës elektronike, dhe informon për dorëheqjen e saj vullnetare nga funksioni i këshilltares së gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese më datë 1 mars 2017, duke vijuar veprimtarinë profesionale pranë projektit USAID-it.
• Më datë 06.09.2018, vëzhguesi ndërkombëtar, në zbatim të Aneksit të Kushtetutës, neni B, pika 3.b dhe ligjit nr. 84/2016, neni 49, pika 11, paraqiti opinionin e tij me shkrim lidhur me këtë çështje, sipas të cilit, procesi i rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, znj. Valbona Bala (Pajo) duhet të ndërpritet, në zbatim të dispozitave të nenit G të Aneksit të Kushtetutës.
• Me anë të vendimit të KPK-së nr. 65 datë 13.09.2018 procesi i rivlerësimit për Znj. Valbona Bala (Pajo) është ndërprerë.
• Për këtë vendim të KPK-së është ankuar IKP, Florian Ballhysa, në datën 05.10.2018.
• KPA vendosi ndryshimin e vendimit të KPK-së si më poshtë:
╸ Ndërprejen e procesit të rivlerësimit.
╸Ndalimin e emërimit të znj. Valbona Bala (Pajo) si gjyqtare ose prokurore e çdo niveli, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

Punime

Disertacion për mbrojtjen e Gradës Shkencore "DOKTOR"
Tema: "Kontrolli i Kushtetutës në Shqipëri. Roli i Gjykatës Kushtetuese si garante e shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore të njeriut: sfidat, arritjet, perspektiva"
Kandidati: Valbona BALA (PAJO)
Udhëheqës Shkencor: Prof. DR. Aurela ANASTASI (Akademike e Asociuar)
Tiranë, 2014

- Ekzekutimi i Vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut që Lidhen me Procedimet Penale: Vështrim Krahasues mbi Rihapjen e Procesit Penal në Nivel Kombëtar.

Kualifikime dhe promovime

Doktore e Shkencave

Vendime

- Vendim i KPK-së nr. 65 datë 13.09.2018 .
Subjekti i rivlerësimit: Znj.Valbona Bala (Pajo), këshilltare pranë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Valbona Bala (Pajo)”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Nuk ka të dhëna të publikuara për deklarimin e pasurisë.