Metush Saraçi
Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë (Dorëhequr), Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
Gjeneralitete
- Emri
- Metush Saraçi
- Pozicioni
- Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë (Dorëhequr), Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
- Emërimi
- 23.12.2003
- Statusi
- Pezulluar / Dorëhequr
- Përditësuar
- 07.05.2024
Eksperienca profesionale
2003- gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë08.11.2005 - 2006- Zv kryetar i Gjykatës së Apelit Tiranë
18.04.2007 - 2010- kryetar i Gjykatës së Apelit Tiranë
2011 - 2018- gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë
• Z. Metush Saraçi aktualisht nuk e ushtron detyrën si gjyqtar pasi ka dhënë dorëheqjen nga detyra që ushtronte, duke e paraqitur këtë dorëheqje, me shkrim, të regjistruar me aktin nr. 3225 prot., datë 12.11.2018.
• Këshilli i Lartë Gjyqësor, nëpërmjet shkresës nr.3225 prot., datë 09.01.2019, i ka njoftuar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit vendimin nr. 10, datë 27.12.2018, me të cilin ka vendosur deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak dorëheqjeje, të gjyqtarit Metush Saraçi.
• Me anë të vendimit të KPK-së nr.102 datë 04.02.2019 procesi i rivlerësimit për Z. Metush Saraçi është ndërprerë.
• Gjithashtu me anë të këtij vendimi Z. Metush Saraçi i është ndaluar emërimi si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
• Për këtë vendim të KPK-së nuk ka ANKIM nga Institucioni i Komisionerëve Publikë.
Vendime
- Vendim i KPK-së nr.102 datë 04.02.2019 .Subjekti i rivlerësimit: Z. Metush SARAÇI - gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Masa disiplinore
Nuk ka masë disiplinore në fuqiDokumente
Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.
-
pdf
Vendim i KPK-së nr.102 datë 04.02.2019 për subjektin e rivlerësimit: Z. Metush SARAÇI gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 316.5 KB
-
pdf
Vendim i KLGJ-së Nr. 10, datë 27.12.2018 për Deklarimin e Mbarimit të Statusit të Magjistratit, për shkak Dorëheqjeje, të Gjyqtarit Metush Saraçi 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 134.5 KB
Përmendet në
Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Metush Saraçi”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.
Deklarimi i pasurisë
Deklaratat e pasurisë të Metush Saraçi janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.