Andi Çeliku

Ish-Anëtar i Gjykatës së Lartë. Procesi i rivlerësimit është ndërprerë, për shkak të dorëheqjes nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Pezulluar / Dorëhequr

Gjeneralitete

Emri
Andi Çeliku
Pozicioni
Ish-Anëtar i Gjykatës së Lartë. Procesi i rivlerësimit është ndërprerë, për shkak të dorëheqjes nga detyra të subjektit të rivlerësimit.
Emërimi
08.07.2008
Statusi
Pezulluar / Dorëhequr
Përditësuar
19.02.2024

Eksperienca profesionale

•1992 - shtator 1998 - Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.
•08.07.2008 - 29.06.2017 - Anëtar pranë Gjykatës së Lartë.


Vendime

- Vendim i KPK-së nr.156, datë 12.06.2019, për subjektin e rivlerësimit z. Andi Çeliku, anëtar i Gjykatës së Lartë.
Z. Andi Çeliku aktualisht nuk e ushtron detyrën si gjyqtar pasi ka hequr dorë nga e drejta e caktimit në një pozicion në nivel gjykate apeli dhe nga statusi i magjistratit. Ndërprerja e procesit të rivlerësimit për shkak të dorëheqjes së subjektit të rivlerësimit sjell si pasojë përfundimin e kësaj procedure administrative dhe si rrjedhojë, subjekti i rivlerësimit humbet të drejtën për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare, sipas parashikimeve të pikës 2, të nenit “G” të Aneksit të Kushtetutës.
- Kështu që me anë të vendimit të KPK-së nr.156 datë 12.06.2019 procesi i rivlerësimit për Z. Andi Çeliku është ndërprerë.Gjithashtu me anë të këtij vendimi Z. Andi Çeliku i është ndaluar emërimi si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
- Njoftim për mosankimin e vendimit nr. 156, datë 12.6.2019, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit z. Andi Çeliku.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Andi Çeliku”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Andi Çeliku janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë