Ndue Gjura

Gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, i komanduar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor (Dorëhequr), Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.

Pezulluar / Dorëhequr

Gjeneralitete

Emri
Ndue Gjura
Pozicioni
Gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, i komanduar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor (Dorëhequr), Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
Statusi
Pezulluar / Dorëhequr
Përditësuar
19.09.2024

Eksperienca profesionale

• Z. Ndue Gjura aktualisht nuk e ushtron detyrën si gjyqtar pasi ka dhënë dorëheqjen në datën 08.01.2020.
• Këshilli i Lartë Gjyqësor bazuar në kërkesën për dorëheqje të subjektit Ndue Gjura, ka vendosur mbarimin e statusit të magjistratit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës (i komanduar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor). Për këtë vendim krahas Komisionit është njoftuar edhe subjekti i rivlerësimit, z. Ndue Gjura.
•Komisioni ka vërejtur se konfirmohet vullneti i pavesuar i subjektit për dorëheqje, pasi z. Ndue Gjura ka paraqitur dorëheqjen para Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili ka vendosur mbarimin e statusit të magjistratit.
• Subjekti i rivlerësimit nuk ka paraqitur ankim ndaj vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nr.35 datë 23.1.2020.
• Kështu që me anë të vendimit të KPK-së nr.266 datë 18.06.2020 procesi i rivlerësimit për Ndue Gjura është ndërprerë.
• Gjithashtu me anë të këtij vendimi Z. Petraq Dhimitri i është ndaluar emërimi si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
• Për këtë vendim të KPK-së nuk ka ANKIM nga Institucioni i Komisionerëve Publikë.

Vendime

- Vendim i KPK-së nr.266 datë 18.06.2020 .
Subjekti i rivlerësimit: Z. Ndue Gjura, inspektor pranë ishKëshilli i Lartë i Drejtësisë (sot, Këshilli i Lartë Gjyqësor).

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Ndue Gjura”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Ndue Gjura janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë