Agim Dilka

Ish - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.Procesi i rivlerësimit është ndërprerë, për shkak të dorëheqjes nga detyra të subjektit të subjektit të rivlerësimit.

Pezulluar / Dorëhequr

Gjeneralitete

Emri
Agim Dilka
Pozicioni
Ish - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.Procesi i rivlerësimit është ndërprerë, për shkak të dorëheqjes nga detyra të subjektit të subjektit të rivlerësimit.
Emërimi
10.09.1995
Statusi
Pezulluar / Dorëhequr
Përditësuar
23.08.2024

Eksperienca profesionale

• dhjetor 1998 - 29.02.2020- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
•10.09.1995 – dhjetor 1998- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gramsh.

- Z. Agim Dilka aktualisht nuk e ushtron detyrën si prokuror pasi ka dhënë dorëheqjen në datën 27.01.2020.
- Këshilli i Lartë i Prokurorisë bazuar në kërkesën për dorëheqje të bërë nga subjekti i rivlerësimit, me vendimin nr. 34, datë 31.1.2020, ka vendosur deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për z. Agim Dilka, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Për këtë vendim krahas Komisionit, është njoftuar edhe subjekti i rivlerësimit, z. Agim Dilka.
- Komisioni ka vërejtur se konfirmohet vullneti i pavesuar i subjektit për dorëheqje, pasi z. Agim Dilka ka paraqitur dorëheqjen para Këshillit të Lartë të Prokurorisë i cili ka vendosur mbarimin e statusit të magjistratit.
- Subjekti i rivlerësimit nuk ka paraqitur ankim ndaj vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
- Kështu që me anë të vendimit të KPK-së nr.253 datë 11.03.2020 procesi i rivlerësimit për Agim Dilka është ndërprerë.
- Gjithashtu me anë të këtij vendimi Z. Agim Dilka i është ndaluar emërimi si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
- Për këtë vendim të KPK-së nuk ka ANKIM nga Institucioni i Komisionerëve Publikë.

Arsimi

•08.07.1994 - Kurs i Plotë i Përshpejtuar, Universiteti i Tiranës.
•15.05.1978 - Cikli 4 vjeçaar, Universiteti i Agronomisë.

Vendime

- Vendim i KPK-së nr. 253, datë 11.03.2020, që ka vendosur: Të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, z. Agim Dilka, është ndërprerë, për shkak të dorëheqjes së tij nga detyra.
- Njoftim i IKP-së për mosankimin e vendimit nr.253 datë 11.03.2020 të KPK-së për subjektin e rivlerësimit Z. Agim Dilka.

Vlerësime

•01.01.2016 - 31.12.2016 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
•01.01.2015 - 31.12.2015 - Vlerësuar "Mirë" (Vlerësim Periodik)
•01.01.2014 - 31.12.2014 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
•01.01.2013 - 31.12.2013 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
•01.01.2012 - 31.12.2012 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Agim Dilka”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Agim Dilka janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë