Dritan Hallunaj
Gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem Tiranë.
Gjeneralitete
- Emri
- Dritan Hallunaj
- Pozicioni
- Gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem Tiranë.
- Emërimi
- 25.07.1998
- Statusi
- Në detyrë
- Kategoria
- Gjyqtarë, Anëtarë të institucioneve të reja të drejtësisë
- Përditësuar
- 09.05.2026
Eksperienca profesionale
•2024 - aktualisht - Gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem Tiranë.• 12.12.2018 - 12.12.2023 - Anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, i zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare.
• 2013 – 2015 - Anëtar i Komitetit Disiplinor pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
• 15 Nëntor 2010 – 15 Nëntor 2015 - Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare.
• 01.01.2004 - 12.12.2018 - Gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, brenda të cilës:
• nga muaji Maj 2008 – Nëntor 2010, KRYETAR i kësaj gjykate.
• 1998-31.12.2003 - Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Shkodër.
• 1996-1998 - Përmbarues Gjyqësor pranë Gjykatës së Rrethit Shkodër.
• Kryetar i Komisionit për Mbrojtjen e Gjyqtarëve, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
• Kryetar i Komisionit të përkohshëm për vlerësimin etik dhe profesional në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve.
• Anëtar i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e plotësimit të kritereve të kandidatëve për kancelar dhe/ose ndihmës ligjor.
• Anëtar i Komisionit të Zhvillimit të Karrierës.
• Anëtar Zëvendësues i Komisionit Disiplinor.
Arsimi
• 2012-2014 - Master i Shkencave në të Drejtën Publike dhe Ndërkombëtare Publike, pranë Shkollës Private të Arsimit të Lartë “PAVARËSIA”.• 1991-1995 - Universiteti i Tiranës, Fakulteti Juridik, dega Drejtësi.
• 1987-1991 - Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Jordan Misja”, në Shkodër.
Kualifikime dhe promovime
- Kualifikuar nga KPK, konfirmuar në detyrë pas procesit të Vetingut.-------------------------------------------------------------------------------
• Qershor 2000- Ka përfunduar kursin e trajnimit për njohuri të përgjithshme mbi përdorimin e kompjuterit, të organizuar nga EAST-WEST MANAGEMENT INSTITUTE.
• Qershor 2000- Ka marrë pjesë në seminarin “INTERNACIONAL CONTRACTS:Agency,Distribution,Franchising and Intellectual Property Transfer” të organizuar nga IDLI(Internacional Development Law Institute)
• Shtator 2000- Ka marrë pjesë në seminarin mbi Kodin Zgjedhor të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
• Prill 2002- Ka marrë pjesë në trajnimin mbi “Arsyetimin ligjor dhe hartimin e vendimeve gjyqësore”, të organizuar nga ABA CEELI dhe Shkolla e Magjistraturës Tiranë.
• Janar 2003- Ka marrë pjesë në trajnimin mbi “Promovimin e të drejtave të Fëmijëve në Shqipëri”, të organizuar nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri-CRCA.
• Maj 2003- Ka marrë pjesë në trajnimin mbi “Arsyetimin gjyqsor dhe hartimi i vendimeve” të organizuar nga ABA CEELI dhe Shkolla e Magjistraturës Tiranë.
• Prill 2004- Ka marrë pjesë në trajnimin mbi “Dispozitat ligjore kundër trafikimit. Zhvillimi i zgjidhjeve praktike dhe mbrojtje e dëshmitareve”, e organizuar nga Shkolla e Magjistraturës Tiranë dhe Chemonics Internacional/USAID.
• Maj 2004- Ka marrë pjesë në trajnimin mbi “Sekuestrimin dhe Konfiskimin e aseteve kriminale.Strategji dhe praktika operazionale” të organizuar nga PAMECA dhe Shkolla e Magjistraturës Tiranë.
• 27 Shtator-03 Dhjetor 2004- Ka marrë pjesë ne trajnimin mbi “Pershtatjen professionale të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve” të organizuar nga Universiteti Studimeve Napoli.
• 19 Nentor -30 Nentor 2005- Ka marrë pjesë në trajnimin mbi “The Fields of Commercial Laë&Public Funds Crimes”, të kryer në Egjipt nga Ministria e Jashtme Egjiptiane.
• 08-12 Tetor 2007- Ka marrë pjesë në trajnimin mbi “Luftën Kundër Krimit të Organizuar”, të organizuar në Athinë-Greqi nga CENTRE FOR EUROPIAN CONSTITUCIONAL LAW.
• 05-08 Shkurt 2012 - Ka marrë pjesë në një vizitë studimore në Romë, Itali mbi “Cross Border confiscation of Crime proceeds”, organizuar nga International Institute for Higher Studies in Criminal Sciences(ISISC).
• 02-03 Maj 2012- Ka marrë pjesë në seminarin “Njohja dhe ekzekutimi i vendimeve penale të huaja.Konventat dhe marrëveshjet dypalëshe.”
• 16-17 Maj 2012 - Ka marrë pjesë në seminarin “Konventa ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në praktike”,organizuar nga IDZ.
• 07-08 Shkurt 2013 - Ka marrë pjesë në seminarin “Doktrina e akteve politike dhe kufizimi i kontrollit gjyqësor mbi këto akte.Vështrim mbi jurisprudencën e GJEDNJ-së”,organizuar nga Shkolla e Magjistraturës Tiranë dhe Fondacioni HANNS-SIEDEL.
• Prill 2013 – Ka marrë pjesë në një vizitë studimore në Palermo Itali, Seksioni i Konfiskimit pasuror, Agjensia e Administrimit të Pasurive të Konfiskuara, organizuar nga Projekti i Komisionit europian, TAIX mbi cështjet të sekuestrimit dhe konfiskimit të produkteve të Krimit.
• 29-30 Maj 2013 - Ka marrë pjesë në seminarin “Hetimi financiar dhe pastrami i parave”, organizuar nga Shkolla e Magjistraturës Tiranë.
• 17-18 Dhjetor 2013 - Ka marrë pjesë në seminarin “Jurisprudenca e GJEDNJ për cështjet kundër Shqipërisë në fushën penale. Zbatimi i tyre në praktikën gjyqësore.”, organizuar nga Shkolla e Magjistraturës Tiranë dhe Fondacioni HANNS-SIEDEL.
• 27-28 Janar 2014 – Ka marrë pjesë në seminarin për “Combatting Terrorism-EU Standarts, Internacional Cooperation and Exsperiences from Member State”,organizuar nga Komisioni Europian në bashkëpunim me Academy of Europian Laë, organizuar në Tiranë në bashkëpunim me Min. e Brendshme.
• 16 Prill 2014 - Ka marrë pjesë në seminarin “Etika gjyqësore”, organizuar nga Shkolla e Magjistraturës Tiranë dhe SLYNN Foundation.
• 24-25 Prill 2014 - Ka marrë pjesë në seminarin “Akuzat e reja”, organizuar nga Shkolla e Magjistraturës Tiranë.
• 11-13 Maj 2014 – Ka marrë pjesë në konferencën Rajonale të këshillave të Lartë të drejtësisë për europën Juglindore, organizuar në Bukuresht.
• 20-21 Maj 2014 - Ka marrë pjesë në seminarin “Pavlefshmëritë absolute dhe relative”, organizuar nga Shkolla e Magjistraturës Tiranë.
• 11 Qershor 2014 - Ka marrë pjesë në seminarin “Gjykimi i shkurtuar dhe ceshtje të zbatimit të tij.Praktika gjyqësore dhe jurisprudence kushtetuese”, organizuar nga Shkolla e Magjistraturës Tiranë.
• 27 Mars 2015 - Ka marrë pjesë në seminarin “Të rejat që ka sjellë ligji i ri për ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Penal”, organizuar nga Shkolla e Magjistraturës Tiranë.
• 13-14 Maj 2015 - Ka marrë pjesë në seminarin “Marrëdhënijet juridiksionale me jashtë në fushën penale”, organizuar nga Shkolla e Magjistraturës Tiranë.
• 2-3 Nëntor 2015 - Ka marrë pjesë në seminarin “Konfiskimi i aseteve në kuadër të ligjit antimafia”, organizuar nga Shkolla e Magjistraturës Tiranë, në bashkëpunim me misionin PAMECA.
• 15-17 Qershor 2016- Ka marrë pjesë në trajnimin e organizuar nga CEELI INSTITUTE, në Pragë “Judicial Adjudication of Cases Involving Terrorism and National Security”.
• Si lehtësues në trajnimin me temë “Refleksione rreth praktikës gjyqësore në lidhje me insitutin e bashkëpunimit, zhvilluar me datë 19-20 Janar 2016 , organizuar nga Shkolla e Magjistraturës Tiranë.
• Si lehtësues në trajnimin me temë “refleksione rreth praktikës gjyqësore në lidhje me insitutin e bashkëpunimit, zhvilluar me datë 10-11 Mars 2016, organizuar nga Shkolla e Magjistraturës Tiranë.
• 31 tetor 2016, Ka marrë pjesë në trajnimin e organizuar nga Shkolla e Magjistraturës Tiranë, në bashkëpunim me ENDP, me temë “Të drejtat dhe liritë themelore të personave me aftësi të kufizuara”.
• 10–11 Nëntor 2016, Ka marrë pjesë në trajnimin e organizuar nga Shkolla e Magjistraturës Tiranë, në bashkëpunim me OSBE, me temë “Roli i alternativave të dënimit me burgim”.
• Si lehtësues në trajnimin me temë “Refleksione rreth praktikës gjyqësore në lidhje me insitutin e bashkëpunimit, zhvilluar me datë 14-15 Dhjetor 2016, organizuar nga Shkolla e Magjistraturës Tiranë.
• Si ekspert në trajnime te ndryshme, organizuar nga Shkolla e Magjistraturës Tiranë.
• Pjesëmarrës në shumë seminare trajnimi mbi “Luftën kundër krimit të organizuar,Organizatën Kriminale” të organizuara në Novi Sad-Serbi, Dubrovnik-Kroaci,Ministria e Drejtësisë Shqipëri dhe Shkolla e Magjistraturës Tiranë etj.,si dhe seminare te ndyshme.
Vendime
- Vendim i KPK- së nr. 56, datë 01.08.2018, për subjektin e rivlerësimit z. Dritan Hallunaj, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 24.09.2018.
- Njoftim për mosankimin e vendimit nr. 56, datë 1.8.2018, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit z. Dritan Hallunaj.
Masa disiplinore
- Nuk ka masa disiplinore.Dokumente
Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.
-
pdf
Vendim i KLGJ-së 311, datë 18.12.2019 "Për transferim gjyqtari". 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 215.7 KB
-
pdf
CV e z. Dritan Hallunaj sipas të dhënave të magjistratëve në sistemin gjyqësor KLGJ. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 350.8 KB
-
pdf
Skeda e Pasurisë e z. Dritan Hallunaj, publikuar nga Reporter. al. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 1.3 MB
-
pdf
Vetëdeklarim për Pastërtinë e Figurës në kuadër të ligjit "Për dekriminalizimin", z. Ridvan Hado, gjyqtar. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 393.5 KB
-
pdf
Provesverbal Mbi rezultatet e votimit per zgjedhjen e anëtarit(ëve) të Këshillit të Lartë Gjyqësor. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 364.1 KB
-
pdf
Vendim i Komisionit të Votimit pranë Gjykatës së Lartë nr. 242, datë 12.12.2018. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 68.0 KB
-
pdf
Njoftim i IKP për mosankimin e vendimit nr. 56, datë 1.8.2018, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit z. Dritan Hallunaj. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 311.7 KB
-
pdf
Vendim i KLGJ-së nr. 13, datë 18.01.2019 - Mbi Ngritjen dhe Përbërjen e Komisoneve të Përhershme të Këshillit të Lartë Gjyqësor. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 411.0 KB
-
pdf
Vendim i KLGJ-së Nr. 262, datë 13.11.2019 - Për Fillimin E Procedurës Së Përzgjedhjes Për Emërim Në Gjykatën E Lartë Të Kandidatëve, Nga Radhët E Juristëve Të Spikatur, Për Pozicionin E Lirë Të Shpallur Me Vendimin Nr.172, Datë 11.09.2019, Të Këshillit Të Lartë Gjyqësor. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 524.9 KB
Përmendet në
Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Dritan Hallunaj”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.
- Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 12.12.2023
- Vendim i KLGJ-së Nr. 374 datë 28.09.2020
- Njoftim i IKP-së datë 17.09.2018 për mosankimin e vendimit nr. 56, datë 01.08.2018, të KPK-së
- Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 01.08.2018
- Vendim i KPK-së Nr: 56 datë 01.08.2018
Deklarimi i pasurisë
Deklaratat e pasurisë të Dritan Hallunaj janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.