Eneida Civici

Ish-Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë (Dorëhequr). Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.

Pezulluar / Dorëhequr

Gjeneralitete

Emri
Eneida Civici
Pozicioni
Ish-Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë (Dorëhequr). Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
Emërimi
21.10.2002
Statusi
Pezulluar / Dorëhequr
Përditësuar
07.05.2024

Eksperienca profesionale

•14.12.2015 - 12.12.2018 - Anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë KLD.
•14.11.2011 - 31.10.2019 - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
•21.10.2003 - 14.11.2011 - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë.
•21.10.2002 - 21.10.2003 - Stazh Profesional/gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

- Znj. Eneida Civici aktualisht nuk e ushtron detyrën si gjyqtare pasi ka dhënë dorëheqjen.
- Me anë të vendimit të KPK-së nr.251 datë 09.03.2020 procesi i rivlerësimit për Znj. Eneida Civici është ndërprerë.
- Gjithashtu me anë të këtij vendimi Znj. Eneida Civici i është ndaluar emërimi si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
- Për këtë vendim të KPK-së nuk ka ANKIM nga Institucioni i Komisionerëve Publikë.
- Nga ana e subjektit të rivlerësimit ka një Ankim në KPA kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 251, datë 09.03.2020 për shfuqizimin e pikës 2 të vendimit nr. 251 datë 09.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Arsimi

•10.09.2012 - Studime Pasuniversitare, Universiteti i Tiranës.
•15.07.2000 - Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës.

Vendime

- Vendim i KPK-së Nr. 251, datë 09.03.2020, që ka vendosur:
1. Të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, znj. Eneida Civici.
2. Të deklarojë humbjen e së drejtës për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
- Njoftim i IKP-së datë 15.06.2020 për mosankimin e vendimit nr. 251, datë 09.03.2020, të KPK-së.
- Vendim i KPA-së Nr. 41/2020 (JR), datë 23.12.2020 që ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 251, datë 09.03.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit, znj. Eneida Civici.

Vlerësime

•2007 - 2009 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
•2005 - 2006 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Eneida Civici”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Eneida Civici janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë