Piro Samara

Ish-Inspektor pranë ish Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.

Pezulluar / Dorëhequr

Gjeneralitete

Emri
Piro Samara
Pozicioni
Ish-Inspektor pranë ish Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
Statusi
Pezulluar / Dorëhequr
Përditësuar
11.12.2021

Eksperienca profesionale

• Z. Piro Samara aktualisht nuk e ushtron detyrën si inspektor për mospatje të statusit të magjistratit.
• Komisioni konstatoi se nga momenti që z. Piro Samara nuk ka statusin e magjistratit nuk mund të jetë një nga subjektet e rivlerësimit, që i nënshtrohen procesit të rivlerësimit ex officio.
• Me anë të Vendimit të KPK-së nr.249 datë 06.03.2020 u vendos se procesi i rivlerësimit kalimtar për z. Piro Samara, me funksion Inspektor pranë ish Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk duhet të nisë ose duhet të konsiderohet i pushuar.
• Për këtë Vendim të KPK-së Komisioneri Publik Dariel Sina datë 19.04.2019 ka paraqitur Ankim. • KPA meVendim Nr. 2/2021 (JR) datë 13.01.2021 ka vendosur Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 249, datë 06.03.2020, si më poshtë:
  1. Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar që i përket subjektit të rivlerësimit Piro Samara, me detyrë inspektor pranë ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
  2. Të deklarojë humbjen e së drejtës së subjektit të rivlerësimit për t’u emëruar si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

Vendime

- Vendim i KPK-së nr.249 datë 06.03.2020, Subjekti i rivlerësimit: Z.Piro Samara – Inspektor pranë ish Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
- Ankim i Komisionerit Publik Darjel SINA, datë 19.04.2019 kundër vendimit nr. 249, datë 6.3.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Piro Samara.
- Vendim i KPA-se Nr. 2/2021 (JR) datë 13.01.2021, subjekti i rivlerësimit Piro Samara.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Piro Samara”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Nuk ka të dhëna të publikuara për deklarimin e pasurisë.