Osman Aliu

Gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë (Dorëhequr), Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.

Pezulluar / Dorëhequr

Gjeneralitete

Emri
Osman Aliu
Pozicioni
Gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë (Dorëhequr), Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
Statusi
Pezulluar / Dorëhequr
Përditësuar
19.09.2024

Eksperienca profesionale

• Z. Osman Aliu aktualisht nuk e ushtron detyrën si gjyqtar pasi ka dhënë dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe pasi ky këshill ka vendosur mbarimin e statusit të magjistratit, subjekti nuk ka paraqitur ankim ndaj këtij vendimi, i cili ka marrë formë të prerë.
• Me paraqitjen e kërkesës nga subjekti i rivlerësimit dhe me shkresën e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Komisioni është vënë në dijeni të dorëheqjes së subjektit të rivlerësimit, z. Osman Aliu “nga funksionet e magjistratit” dhe të vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për mbarimin e këtij statusi në datën 15.1.2020. Gjithashtu, Komisioni mori dijeni edhe të faktit se subjekti nuk ka paraqitur ankim kundër këtij vendimi.
• Me anë të vendimit të KPK-së nr.246 datë 05.03.2020 procesi i rivlerësimit për Z. Osman Aliu është ndërprerë.
• Gjithashtu me anë të këtij vendimi Z. Osman Aliu i është ndaluar emërimi si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
• Për këtë vendim të KPK-së nuk ka ANKIM nga Institucioni i Komisionerëve Publikë.

Vendime

- Vendim i KPK-së nr.246 datë 05.03.2020.
Subjekti i rivlerësimit: Z.Osman Aliu, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Osman Aliu”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Osman Aliu janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë