Arjana Liço

Ish - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Procesi i rivlerësimit është ndërprerë, për shkak të dorëheqjes nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Pezulluar / Dorëhequr

Gjeneralitete

Emri
Arjana Liço
Pozicioni
Ish - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Procesi i rivlerësimit është ndërprerë, për shkak të dorëheqjes nga detyra të subjektit të rivlerësimit.
Emërimi
30.03.1995
Statusi
Pezulluar / Dorëhequr
Përditësuar
16.09.2024

Eksperienca profesionale

•20.12.2013 - 24.01.2020 - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
•01.04.2010 - 20.12.2013 - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.
•30.03.1995 - 01.04.2010 - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë.
•24.11.1993 - 30.03.1995 - Ndihmësgjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë.

- Znj. Arjana Liço aktualisht nuk e ushtron detyrën si gjyqtare pasi ka dhënë dorëheqjen.
- Me vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 23.1.2020 është vendosur deklarimi i mbarimit të statusit të magjistratit, për shkak të dorëheqjes së saj nga ky status.
- Komisioni vërejti se konfirmohet vullneti i pavesuar i subjektit për dorëheqje, pasi znj. Arjana Liço ka paraqitur dorëheqjen para Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe pasi ky Këshill ka vendosur mbarimin e statusit të magjistratit, subjekti nuk ka paraqitur ankim ndaj këtij vendimi.
- Me paraqitjen e kërkesës nga subjekti i rivlerësimit dhe me shkresën e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Komisioni është vënë në dijeni të dorëheqjes së subjektit të rivlerësimit, znj. Arjana Liço “nga funksionet e magjistratit” dhe të vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për mbarimin e këtij statusi në datën 24.1.2020. Gjithashtu, Komisioni mori dijeni edhe të faktit se subjekti nuk ka paraqitur ankim kundër këtij vendimi.
- Kështu që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ndërprejen e procesit të rivlerësimit për Znj. Arjana Liço
- Gjithashtu me anë të këtij vendimi Znj. Arjana Liço i është ndaluar emërimi si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
- Për këtë vendim të KPK-së nuk ka ANKIM nga Institucioni i Komisionerëve Publikë.
- Nga ana e subjektit të rivlerësimit ka pasur Ankim pranë KPA-së me qëllim:
-Ndryshimin e vendimit nr. 247, datë 05.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
– Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për znj. Arjana Liço, me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pa një vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilën ka nisur procedura është bërë i pamundur.

Arsimi

•25.04.2006 - Universiteti Leibniz, Instituti i Arteve dhe Shkencës, shteti i New Meksiko, SHBA.
•25.03.1994 - Kurs i Plotë i Përshpejtuar, Universiteti i Tiranës.

Vendime

- Vendim i KPK-së nr.247, datë 05.03.2020, që ka vendosur:
1. Të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, znj. Arjana Liço, është ndërprerë.
2. Të deklarojë humbjen e së drejtës së këtij subjekti për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

- Njoftim i IKP-së datë 15.06.2020 për mosankimin e vendimit nr. 247, datë 05.03.2020, të KPK-së për subjektin e rivlerësimit znj. Arjana Liço.
- Vendim i KPA-së Nr. 37/2020 (JR), datë 17.12.2020 që ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 247, datë 05.03.2020, që i përket subjektit të rivlerësimit, znj. Arjana Liço.

Vlerësime

•2005 - 2006 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Arjana Liço”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Arjana Liço janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë