Marina Rraboshta
Ish- Gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër (Dorëhequr). Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
Gjeneralitete
- Emri
- Marina Rraboshta
- Pozicioni
- Ish- Gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër (Dorëhequr). Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
- Emërimi
- 30.03.1995
- Statusi
- Pezulluar / Dorëhequr
- Përditësuar
- 19.09.2024
Eksperienca profesionale
•17.05.2013 - 31.12.2019 - Gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër.•30.03.1995 - 17.05.2013 - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
•24.11.1993 - 30.03.1995 - Ndihmësgjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Malësi e Madhe.
- Znj. Marina Rraboshta aktualisht nuk e ushtron detyrën si gjyqtare pasi ka dhënë dorëheqjen.
- Me paraqitjen e kërkesës nga subjekti i rivlerësimit dhe me shkresën e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Komisioni është vënë në dijeni të dorëheqjes së subjektit të rivlerësimit, znj. Marina Rraboshta “nga funksionet e magjistratit” dhe të vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për mbarimin e këtij statusi në datën 09.01.2020.
- KLGJ-ja me shkresën e datës 30.01.2020 ka përcjellë informacionin e marrë nga Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, sipas të cilit konfirmohet se subjekti i rivlerësimit, Znj. Marina Rraboshta, nuk ka paraqitur ankim kundër vendimit të KLGJ-së datë 09.01.2020, “Për mbarimin e statusit të magjistratit”.
- Kështu që KPK vendosi të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, Znj. Marina Rraboshta, është ndërprerë.
- Gjithashtu me anë të këtij vendimi Znj. Marina Rraboshta i është ndaluar emërimi si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
- Për këtë vendim të KPK-së nuk ka ANKIM nga Institucioni i Komisionerëve Publikë.
Arsimi
•26.03.1994 - Kurs i Plotë i Përshpejtuar, Universiteti i Tiranës.Vendime
- Vendim i KPK-së nr.236 datë 06.02.2020 që ka vendosur: Të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, znj. Marina Rraboshta, është ndërprerë.- Njoftim i IKP-së datë 26.02.2020 për mosankimin e vendimit nr. 236, datë 06.02.2020, të KPK-së për subjektin e rivlerësimit znj. Marina Rraboshta.
Masa disiplinore
Nuk ka masë disiplinore.Dokumente
Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.
-
pdf
Vendim i KPK-së nr.236 datë 06.02.2020 për subjektin e rivlerësimit: Znj. Marina Rraboshta, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 244.3 KB
-
pdf
Njoftim i IKP-së datë 26.02.2020 për mosankimin e vendimit nr. 236, datë 06.02.2020, të KPK-së për subjektin e rivlerësimit znj. Marina Rraboshta. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 470.0 KB
-
pdf
Lista e gjyqtarëve që plotesojnë kushtet për tu zgjedhur në KED 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 314.4 KB
-
pdf
Vendim i KLGJ-së nr. 18, datë 09.01.2020 "Për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për {...}, gjyqtare e Gjykatës së Apelit Shkodër". 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 160.9 KB
Përmendet në
Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Marina Rraboshta”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.
Deklarimi i pasurisë
Deklaratat e pasurisë të Marina Rraboshta janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.