Stavri Kallço
Ish-Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Korçë (Dorëhequr). Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
Gjeneralitete
- Emri
- Stavri Kallço
- Pozicioni
- Ish-Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Korçë (Dorëhequr). Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
- Emërimi
- 01.11.1985
- Statusi
- Pezulluar / Dorëhequr
- Përditësuar
- 07.05.2024
Eksperienca profesionale
•28.02.1998 - 15.01.2020 - Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Korçë.•05.04.2001 - 21.04.2008 - Kryetar i Gjykatës së Apelit Korçë.
•25.11.2000 - 05.04.2001 - Kryetar i Komanduar i Gjykatës së Apelit Korçë.
•21.12.1993 - 30.03.1995 - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kolonjë.
•21.01.1988 - 03.06.1992 - Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.
•01.11.1985 - 021.12.1993 - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë.
- Z. Stavri Kallço aktualisht nuk e ushtron detyrën si gjyqtare pasi ka dhënë dorëheqjen datë 31.12.2019.
- Më datë 13.01.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftoi Komisionin se në seancën plenare të datës 09.01.2020 ka vendosur të miratojë kërkesën për dorëheqje të Z. Stavri Kallço, duke deklaruar mbarimin e statusit të subjekti të rivlerësimit si magjistrat pranë Gjykatës së Apelit Korçë.
- Me vendimin e datë 09.01.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur:
(i) deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për Z. Stavri Kallço, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelitt Korçë, për shkak të dorëheqjes së tij nga ky status;
(ii) përjashtimin e menjëhershëm të gjyqtarit Z. Stavri Kallço nga procedurat e ndarjes me short të çështjeve gjyqësore në Gjykatën e Apelit Korçë;
(iii) një kopje e këtij vendimi i njoftohet gjyqtarit Z. Stavri Kallço sipas kërkesave të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 98, të Ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe bëhet publik në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pasi të redaktohet për sigurimin e anonimatit të subjekteve.
- Kështu që KPK vendosi të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, Z. Stavri Kallço, është ndërprerë.
- Gjithashtu me anë të këtij vendimi Z. Stavri Kallço i është ndaluar emërimi si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
- Për këtë vendim të KPK-së nuk ka ANKIM nga Institucioni i Komisionerëve Publikë.
Arsimi
•30.05.1983 - Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës.Vendime
- Vendim i KPK-së nr. 235 datë 04.02.2020 që ka vendosur: Të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, z. Stavri Kallço, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Apelit Korçë, për shkak të dorëheqjes nga detyra.- Njoftim i IKP-së datë 21.02.2020 për mosankimin e vendimit nr. 235, datë 04.02.2020, të KPK-së për subjektin e rivlerësimit z. Stavri Kallço.
Masa disiplinore
Nuk ka masë disiplinore.Dokumente
Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.
-
pdf
Vendim i KPK-së nr. 235 datë 04.02.2020 për subjektin e rivlerësimit: Z. Stavri Kallço, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Korçë. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 523.8 KB
-
pdf
Njoftim i IKP-së datë 21.02.2020 për mosankimin e vendimit nr. 235, datë 04.02.2020, të KPK-së për subjektin e rivlerësimit z. Stavri Kallço. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 470.1 KB
-
pdf
Lista e gjyqtarëve që plotesojnë kushtet për tu zgjedhur në KED 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 314.4 KB
Përmendet në
Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Stavri Kallço”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.
Deklarimi i pasurisë
Nuk ka të dhëna të publikuara për deklarimin e pasurisë.