Liljana Sulollari (Baku)

Ish-Gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda (Dorëhequr). Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.

Pezulluar / Dorëhequr

Gjeneralitete

Emri
Liljana Sulollari (Baku)
Pozicioni
Ish-Gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda (Dorëhequr). Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
Emërimi
06.07.1995
Statusi
Pezulluar / Dorëhequr
Përditësuar
07.05.2024

Eksperienca profesionale

•20.02.2004 - 16.12.2019 - Gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
•06.07.1995 - 30.03.2001 - Gjyqtare në Gjykatë e Rrethit Gjyqësor Korçë.

- Znj. Liljana Sulollari (Baku) aktualisht nuk e ushtron detyrën si gjyqtare pasi ka dhënë dorëheqjen.
- Në datën 10.12.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftoi Komisionin se në seancën plenare të datës 10.12.2019 ka vendosur të miratojë kërkesën për dorëheqje të znj. Liljana Sulollari (Baku), duke deklaruar mbarimin e statusit të subjektit të rivlerësimit si magjistrate pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
- Me vendimin e datës 10.12.2019, Këshilli Lartë Gjyqësor ka vendosur:
(i) deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për znj. Liljana Sulollari (Baku), gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për shkak të dorëheqjes së motivuar të saj nga ky status;
(ii) efektet e këtij urdhërimi fillojnë në datën 16.12.2019;
(iii) përjashtimin e menjëhershëm të gjyqtares Liljana Sulollari (Baku) nga procedurat e ndarjes me short të çështjeve gjyqësore në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda;
- Në datë 13.12.2019, subjekti i rivlerësimit, me anë të postës elektronike, referuar vendimit të KLGJ-së, kërkoi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenin 57 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 65/3 të ligjit nr. 96/2016.
• KLGJ-ja paraqiti informacionin e marrë nga Gjykata Administrative e Apelit Tiranë − sipas të cilit konfirmohet se subjekti i rivlerësimit, Znj. Liljana Sulollari (Baku), nuk ka paraqitur ankim kundër vendimit ë KLGJ-së “Për mbarimin e statusit të magjistratit”.
- Kështu që KPK vendosi të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, Znj. Liljana Sulollari (Baku), është ndërprerë.
- Gjithashtu me anë të këtij vendimi Znj. Liljana Sulollari (Baku) i është ndaluar emërimi si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
- Për këtë vendim të KPK-së nuk ka ANKIM nga Institucioni i Komisionerëve Publikë.

Arsimi

•03.09.1991 - Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës.

Vendime

- Vendim i KPK-së nr. 232 datë 31.01.2020, që ka vendosur: Të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, znj. Liljana Sulollari (Baku), me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
- Njoftim i IKP-së datë 26.02.2020 për mosankimin e vendimit nr. 232, datë 31.01.2020, të KPK-së për subjektin e rivlerësimit znj. Liljana Sulollari (Baku).

Vlerësime

•2007 - 2009 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Liljana Sulollari (Baku)”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Liljana Sulollari (Baku) janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë