Ketra Bajrami

Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë (Dorëhequr), Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.

Pezulluar / Dorëhequr

Gjeneralitete

Emri
Ketra Bajrami
Pozicioni
Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë (Dorëhequr), Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
Statusi
Pezulluar / Dorëhequr
Përditësuar
19.09.2024

Eksperienca profesionale

• Znj. Ketra Bajrami aktualisht nuk e ushtron detyrën si gjyqtare pasi ka dhënë dorëheqjen.
• Me paraqitjen e kërkesës nga subjekti i rivlerësimit dhe me shkresën e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Komisioni është vënë në dijeni të dorëheqjes së subjektit të rivlerësimit, znj. Ketra Bajrami “nga funksionet e magjistratit” dhe të vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për mbarimin e këtij statusi në datën 10.12.2019.
• KLGJ-ja paraqiti informacionin e marrë nga Gjykata Administrative e Apelit Tiranë sipas të cilit konfirmohet se subjekti i rivlerësimit, Znj. Ketra Bajrami, nuk ka paraqitur ankim kundër vendimit ë KLGJ-së “Për mbarimin e statusit të magjistratit”.
• Kështu që KPK vendosi të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, Znj. Ketra Bajrami, është ndërprerë.
• Gjithashtu me anë të këtij vendimi Znj. Ketra Bajrami i është ndaluar emërimi si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
• Për këtë vendim të KPK-së nuk ka ANKIM nga Institucioni i Komisionerëve Publikë.

Vendime

- Vendim i KPK-së nr.226 datë 14.01.2020.
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Ketra Bajrami, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Masa disiplinore

- Ndaj znj. Ketra Bajrami nuk ka masa disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Ketra Bajrami”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Ketra Bajrami janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë