Bujar Hoxha

Ish - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë (Dorëhequr). Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.

Pezulluar / Dorëhequr

Gjeneralitete

Emri
Bujar Hoxha
Pozicioni
Ish - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë (Dorëhequr). Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
Emërimi
27.09.1993
Statusi
Pezulluar / Dorëhequr
Përditësuar
10.05.2024

Eksperienca profesionale

•2004 - 30.09.2020 - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
•27.09.1993 - 2004 - Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

- Z. Bujar Hoxha aktualisht nuk e ushtron detyrën si prokuror pasi ka dhënë dorëheqjen.
- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit administroi shkresën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me anë të së cilës përcillej vendimi “Për mbarimin e statusit të magjistratit për prokurorin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, z. Bujar Hoxha”.
- Komisioni vërejti se Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbështetur në nenin 189, pika 1, germa “a”, të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar; dhe në nenet 64, pika 1, germa “a” dhe 65 të ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pasi mori në shqyrtim kërkesën e subjektit të rivlerësimit, me vendimin nr. 191, datë 17.09.2020, vendosi të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për Z. Bujar Hoxha, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shkak të dorëheqjes së motivuar të tij nga ky status.
- Kështu që KPK vendosi të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, Z. Bujar Hoxha, është ndërprerë.
- Gjithashtu me anë të këtij vendimi Z. Bujar Hoxha i është ndaluar emërimi si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

Arsimi

•02.07.1993 - Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës.
•28.06.1987 - Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës.

Vendime

- Vendim i KPK-së nr.310 datë 19.10.2020, që ka vendosur: Të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, z. Bujar Hoxha, është ndërprerë, për shka të dorëheqjes nga detyra.
- Njoftim i IKP-së për mosankimin e vendimit nr. 310, datë 19.10.2020, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit z. Bujar Hoxha.

Vlerësime

•01.01.2016 - 31.12.2016 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
•01.01.2015 - 31.12.2015 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
•01.01.2014 - 31.12.2014 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
•01.01.2013 - 31.12.2013 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
•01.01.2012 - 31.12.2012 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Bujar Hoxha”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Bujar Hoxha janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë