Astrit Haxhialushi
Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë (Dorëhequr). Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
Gjeneralitete
- Emri
- Astrit Haxhialushi
- Pozicioni
- Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë (Dorëhequr). Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
- Emërimi
- 01.07.1994
- Statusi
- Pezulluar / Dorëhequr
- Përditësuar
- 10.03.2025
Eksperienca profesionale
•19.05.2010 - 30.11.2019 - Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.•2015-2018 - Kryetar i Komisionit të Posaçëm për Mbrojtjen e Gjyqtarëve.
•20.12.2012 - 20.12.2017 - Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë KLD.
•21.04.2008 - 19.05.2010 - Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë.
•01.07.1994 - 19.05.2010 - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë.
- Z. Astrit Haxhialushi aktualisht nuk e ushtron detyrën si prokuror pasi ka dhënë dorëheqjen në datën 10.10.2019.
- KPK vendosi të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, Z. Astrit Haxhialushi, është ndërprerë.
- Gjithashtu me anë të këtij vendimi Z. Astrit Haxhialushi i është ndaluar emërimi si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
- Për këtë vendim të KPK-së nuk ka ANKIM nga Institucioni i Komisionerëve Publikë.
- Nga ana e subjektit të rivlerësimit ka pasur Ankim pranë KPA-së me qëllim:
• Ndryshimin e pikës 2 të vendimit nr. 225 datë 07.01.2020 të KPK-së, e cila është dhe pika e vetme që është ankimuar në këtë kërkesë ankimore, duke e gjykuar çështjen duhet të vendosë prishjen e saj dhe pushimin e gjykimit.
- KPA ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 225, datë 07.01.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Arsimi
•07.03.2011 - Master i Nivelit të Dytë në Shkencat Juridiko-Penale, Universiteti "Justiniani I".•26.03.1994 - Kurs i Plotë i Përshpejtuar, Universiteti i Tiranës.
•1991 - Cikli 4 vjeçar në Matematikë-Fizikë, Universiteti i Shkodrës.
Kualifikime dhe promovime
- Certifikata trajnimi nga Shkolla e Magjistraturës.Vendime
- Vendim i KPK-së nr.225, datë 07.01.2020, që ka vendosur: Të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, z. Astrit Haxhialushi, është ndërprerë.- Njoftim i IKP-së datë 24.01.2020 për mosankimin e vendimit nr. 225, datë 07.01.2020, të KPK-së për subjektin e rivlerësimit z. Astrit Haxhialushi.
- Vendim i KPA-së Nr. 42/2020 (JR), datë 28.12.2020 që ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 225, datë 07.01.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Astrit Haxhialushi.
Masa disiplinore
Nuk ka masë disiplinore.Dokumente
Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.
-
pdf
Vendim i KPK-së nr.225 datë 07.01.2020 për subjektin e rivlerësimit: Z. Astrit Haxhialushi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 341.9 KB
-
pdf
Njoftim i IKP-së datë 24.01.2020 për mosankimin e vendimit nr. 225, datë 07.01.2020, të KPK-së për subjektin e rivlerësimit z. Astrit Haxhialushi 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 471.8 KB
-
pdf
Lista e gjyqtarëve të cilët nuk plotesojnë kriteret për tu zgjedhur në KED 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 261.6 KB
Përmendet në
Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Astrit Haxhialushi”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.
- Njoftim për gjykimin e çështjes në kolegjin e posaçëm të apelimit 18.12.2020
- Njoftim për shtyp i KPA-së datë 17/12/2020
- Njoftim për shtyp i KPA-së 17/02/2020
- Njoftim i IKP-së datë 24.01.2020 për mosankimin e vendimit nr. 225, datë 07.01.2020, të KPK-së
- Vendim i KPK-së Nr: 225 datë 07.01.2020
- Ish-gjyqtarit Astrit Haxhialushi i ndalohet rikthimi në drejtësi
Deklarimi i pasurisë
Deklaratat e pasurisë të Astrit Haxhialushi janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.