Agim Bendo

Ish- Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë (Dorëhequr). Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.

Pezulluar / Dorëhequr

Gjeneralitete

Emri
Agim Bendo
Pozicioni
Ish- Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë (Dorëhequr). Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
Emërimi
18.05.1992
Statusi
Pezulluar / Dorëhequr
Përditësuar
13.05.2024

Eksperienca profesionale

•16.07.2013 - 31.10.2019 - Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.
•18.05.1992 - 16.07.2013 - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
•18.05.1992 - 12.04.1995 - Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
•1992 - 1997 - Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
•1983 - 1992 - Specialist në Kuvendin Popullor për Problemet Juridike.
•1981 - 1983 - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
•1977 - 1981 - Këshilltar Ligjor në Zyrën e Ndihmës Juridike në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mirditë.

- Z. Agim Bendo aktualisht nuk e ushtron detyrën si gjyqtar pasi ka dhënë dorëheqjen.
- Pasi subjekti i rivlerësimit ka paraqitur dorëheqjen KLGJ me anë të vendimit të datës 04.11.2019, ka vendosur:
(i) deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për z. Agim Bendo, për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit;
(ii) efektet e këtij vendimi fillojnë në datën 31.10.2019;
iii) njoftimin e gjyqtarit Agim Bendo;
- Subjekti nuk ka paraqitur ankim ndaj vendimit të KLGJ-së, konfirmuar me shkresën kthim përgjigje datë 25.11.2019 të Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë.
- KPK vendosi të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, Z. Agim Bendo, është ndërprerë.
- Gjithashtu me anë të këtij vendimi Z. Agim Bendo i është ndaluar emërimi si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
- Për këtë vendim të KPK-së nuk ka ANKIM nga Institucioni i Komisionerëve Publikë.
- Nga ana e subjektit të rivlerësimit ka pasur Ankim pranë KPA-së për Vendimin e marrë nga KPK.

Arsimi

•02.11.1994 - Doktoraturë.
•14.05.1977 - Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës.

Punime

Z. Agim Bendo është angazhuar gjithashtu në karrierën Akademike dhe është autor i disa botimeve si: “Mbi Kontratën e Huasë” (1989), “Disa probleme teorike të rregullimeve Juridike të Kontratës së lirë” (1991).
Gjithashtu është bashkëautor në librin për Fakultetin Juridik “E drejta e Detyrimeve” (Pjesa e Posaçme për Kontratën e Veçantë), në vitin 1991.

Vendime

- Vendim i KPK-së Nr. 216, datë 04.12.2019, që ka vendosur: Të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, z. Agim Bendo, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, për shkak të dorëheqjes nga detyra.
- Njoftim i IKP-së datë 24.12.2019 për mosankimin e vendimit nr. 216, datë 04.12.2019, të KPK-së për subjektin e rivlerësimit, z. Agim Bendo.
- Vendim i KPA-së Nr. 40/2020 (JR), datë 22.12.2020 që ka vendosur; Lënien në fuqi të vendimit nr. 216, datë 04.12.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Agim Bendo.

Vlerësime

•2007 - 2009 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
•2005 - 2006 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Agim Bendo”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Agim Bendo janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë