Joana Qeleshi

Ish-Kryetare/Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës (Dorëhequr). Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.

Pezulluar / Dorëhequr

Gjeneralitete

Emri
Joana Qeleshi
Pozicioni
Ish-Kryetare/Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës (Dorëhequr). Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
Emërimi
27.09.2010
Statusi
Pezulluar / Dorëhequr
Përditësuar
25.12.2025

Eksperienca profesionale

•17.10.2014 - 31.10.2019 - Kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
•19.07.2013 - 17.10.2014 - Kryetare e komanduar e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
•21.12.2011 - 31.10.2019 - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.
•27.09.2010 - 21.12.2011 - Stazh Profesional/gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

- Znj. Joana Qeleshi aktualisht nuk e ushtron detyrën si gjyqtare pasi ka dhënë dorëheqjen.
- Në datën 24.10.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftoi Komisionin se në seancën plenare të datës 24.10.2019 ka vendosur të miratojë kërkesën për dorëheqje të znj. Joana Qeleshi, duke deklaruar mbarimin e statusit të subjekti të rivlerësimit si magjistrate pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
- Me vendimin e datës 24.10.2019, Këshilli Lartë Gjyqësor vendosi:
(i) deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për Znj. Joana Qeleshi, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shkak të dorëheqjes së motivuar të saj nga ky status;
(ii) efektet e këtij urdhërimi fillojnë në datën 31.10.2019;
(iii) të njoftohet për këtë vendim znj. Joana Qeleshi.
- KPK vendosi të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, Znj. Joana Qeleshi, është ndërprerë.
• Gjithashtu me anë të këtij vendimi Znj. Joana Qeleshi i është ndaluar emërimi si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
- Për këtë vendim të KPK-së nuk ka ANKIM nga Institucioni i Komisionerëve Publikë.

Arsimi

•2011 - Diplomuar në Shkollën e Magjistraturës.
•2008 - 2009 - Master Shkencor në të Drejtë Civile, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
•2003 - 2007 - Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës. (informacioni është aksesuar në profilin zyrtar në linkedin).

Vendime

- Vendim i KPK-së Nr: 204 datë 06.11.2019 që ka vendosur: Të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, znj. Joana Qeleshi, me funksion kryetare/gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.
- Njoftim i IKP-së datë 27.11.2019 për mosankimin e vendimit nr. 204, datë 06.11.2019, të KPK-së për subjektin e rivlerësimit znj. Joana Qeleshi.

Vlerësime

•2013 - 2013 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim i Përshpejtuar)
•2012 - 2012 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim i Përshpejtuar)

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Joana Qeleshi”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Joana Qeleshi janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë