Alfred Balla

Ish-Kryetar/Anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. KLP me vendimin nr. 69, datë 27.05.2024 ka vendosur: Deklarimin e mbarimit të mandatit për z. Alfred Balla për shkak të verifikimit të kushteve të papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit.

Në detyrë Anëtarë të institucioneve të reja të drejtësisë

Gjeneralitete

Emri
Alfred Balla
Pozicioni
Ish-Kryetar/Anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. KLP me vendimin nr. 69, datë 27.05.2024 ka vendosur: Deklarimin e mbarimit të mandatit për z. Alfred Balla për shkak të verifikimit të kushteve të papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit.
Emërimi
19.12.2018
Statusi
Në detyrë
Kategoria
Anëtarë të institucioneve të reja të drejtësisë
Përditësuar
08.07.2025

Eksperienca profesionale

• 28.03.2022 - 21.05.2024 - Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
•19.12.2018 - 21.05.2024 - Anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
• 19.12.2018 - 28.03.2022 - Zëvendës Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
• 2012 - 2017 - Këshilltar Ligjor pranë Gjykatës së Lartë.
• 2007 - 2012 - Avokat.
• 2003 - 2006 - Inspektor në Departamentin e Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsionit, pranë Këshillit të Ministrave.
• 1998 - 2003 - Avokat.
• 1991 - 1998 - Prokuror në Sektorin Gjyqësor, Zv/Prokurorit të Rrethit dhe Prokurorit të Rrethit në prokuroritë Fier e Lushnje.
• Gjatë viteve të punës është angazhuar në organizma jo-qeveritare të shoqërisë civile me fokus drejtësinë penale dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
• Ka ushtruar dhe ushtron aktualisht edhe detyrën e pedagogut të jashtëm pranë universiteteve të ndryshme në lëndët e drejtë zakonore, procedurë civile, e drejtë penale e posaçme dhe e përgjithshme, praktikë profesionale etj.

Arsimi

• 2020 - Titulli "Doktor i Shkencave Juridike" në të Drejtë Penale, pranë Universitetit Europian të Tiranës.
• 2012 - Studime pasuniversitare, Master Shkencor në të Drejtën Penale, Universiteti “Justiniani I-rë”.
• 1991 - Cikli 4 vjeçar, Fakulteti Juridik, Dega Drejtesi, Universiteti i Tiranës.

Punime

- Disertacion për mbrojtjen e gradës shkencore "Doktor" me temë: "Kriminaliteti i të miturve në Shqipëri. Analizë e rolit të kuadrit ligjor, sistemit gjyqësor, përgjegjësisë penale, tipeve të
ndëshkimit dhe tendencat e kriminalitetit gjatë periudhës 1991-2018", mbrojtur pranë Universitetit Europian të Tiranës.

Kualifikime dhe promovime

- Z.Balla ka kryer një sërë trajnimesh profesionale brenda dhe jashtë shtetit.

Vendime

- Vendim i KPK-së nr. 675, datë 16.6.2023, që ka vendosur: Të deklarojë përfundimin e procesit të rivlerësimit pa një vendim përfundimtar për subjektin e rivlerësimit z. Alfred Balla.
- KPK ka arsyetuar se subjekti i rivlerësimit, z. Alfred Balla, ka humbur përfundimisht statusin e subjektit të rivlerësimit lidhur me funksionin e tij të mëparshëm, nga i cili u shkarkua (edhe pse është ende në sistem, por për shkak të një ngjarjeje të mëvonshme ligjore nga Kuvendi).
- Ai nuk ka më vazhdimësi të statusit të subjektit të rivlerësimit, i cili ka ekzistuar deri në momentin që çështja ishte në shqyrtim në Gjykatën Administrative. Për pasojë, nuk është e mundur dhe do të ishte joproporcionale nëse do të trajtohej kjo situatë faktike dhe ligjore në kuptim të nenit G. Në rastin konkret, në bazë të parimit të proporcionalitetit, subjekti nuk mund të konsiderohet nën nenin G të Kushtetutës, pasi nuk kemi një dorëheqje të subjektit nga detyra me qëllim moskryerjen e procesit të rivlerësimit dhe mbarimi i mandatit të gjyqtarit është një çështje e pavarur nga vullneti i tij dhe, për pasojë, situata juridike dhe faktike nuk mund të konsiderohet si një dorëheqje. Për këtë arsye, trupi gjykues ka çmuar se në rastin konkret jemi para zbatimit të nenit 103 të Kodit të Procedurave Administrative.
- Ankim i Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 675, datë 16.6.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Alfred Balla.
- Njoftim vendimi i KPA-së datë 21.05.2024 që ka vendosur me shumicë votash - Ndryshimin e vendimit nr. 675/2023 të KPK si më poshtë:
1. Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Alfred Balla.
2. Subjekt i rivlerësimit Alfred Balla nuk mund të emërohet si gjyqtar, apo prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, apo i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, inspektor i lartë i drejtësisë apo prokuror i përgjithshëm për një periudhë 15 vjeçare.
Ky vendim është përfundimtar dhe me efekt të menjëhershëm.

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Alfred Balla”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Burime të tjera

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Alfred Balla janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë