Medi Bici

Anëtar i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, emëruar me dekretin nr. 6579, datë 25.05.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Zv. Kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025.

Në detyrë Gjyqtarë

Gjeneralitete

Emri
Medi Bici
Pozicioni
Anëtar i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, emëruar me dekretin nr. 6579, datë 25.05.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Zv. Kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025.
Emërimi
25.04.1994
Statusi
Në detyrë
Kategoria
Gjyqtarë
Përditësuar
02.12.2024

Eksperienca profesionale

• 12.12.2021 - aktualisht - Anëtar i Gjykatës së Lartë.
• Janar-Dhjetor 2019 - Anëtar zëvendësues në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
• 12.12.2018 – 12.12.2021 - Anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, për një mandat tre vjeçar.
• 25.05.2010 - 12.12.2018 - Anëtar i Gjykatës së Lartë.
• 2004-2010 - Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.
• 1994 - 2004 - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë,
• 1993 - 1994 - Nd/gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

- Në kuadrin e trajnimeve vazhduese në Shkollën e Magjistraturës ka kryer shumë trajnime në fushat e të drejtës civile, administrative dhe penale, ku krahas Shkollës së Magjistraturës organizator të këtyre trajnimeve kanë qenë edhe DANIDA, Fondacioni IRZ, ABA CEELI, Fondacioni “SOROS”, USAID, PAMEKA, UNICRI, OSCE, OSBE, OPDAT, IOM, Universiteti i Napolit Itali, etj.

Arsimi

• 1994 – Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës.
- Më pas ka kryer edhe dy studime pasuniversitare, njërin prej të cilëve e ka përfunduar me medalje ari.

Punime

Disertacion për mbrojtjen e gradës shkencore "Doktor" me temë: 'Kontrolli administrativ dhe gjyqësor i aktit administrativ", Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Kualifikime dhe promovime

- Kualifikuar nga KPK, konfirmuar në detyrë pas procesit të Vetingut.

- maj 1997 - Trajnim afat shkurtër për të Drejtën e Punës, në Universitetin e Gjenevës Zvicër.
- shtator 2000 - Vizitë në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe të Gjykatën e Apelit në Kopenhagen Danimarkë.
- qershor 2013 - Vizitë në Gjykatën Europiane të të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut në Strasburg Francë.
- tetor 2013 - Vizitë në Gjykatën e Lartë të SHBA-ve në Washington D.C.
- tetor 2013 - Vizitë në Gjykatën e Lartë të Shtetit të Washingtonit dhe Gjykatën e Lartë të Shtetit Minesotas SHBA.
- dhjetor 2014 -Vizitë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Shtutgard dhe Gjykatën Administrative të Apelit Manhain Gjermani.
- korrik 2015 - Vizitë në Fondacionin “Konrad Adenhauer” Komo, Itali.
- korrik 2015 - Vizitë në Gjykatën e Shkallës së Parë Lugano Zvicër.
- tetor 2016 - Vizitë në Gjykatën Europiane të Drejtësisë në Luksemburg.
- mars 2017 - Vizitë në Gjykatën e Lartë të Apelit në Laipsig Gjermani.
- tetor 2018 - Vizitë në Këshillin e Lartë të Shtetit në Ankara Turqi.

Vendime

- Vendim i KPK -së nr. 54, datë 31.07.2018 - Subjekti i rivlerësimit z. Medi Bici, gjyqtar në Gjykatën e Lartë.
- Mosankim i vendimit nr. 54, datë 31.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Medi Bici.

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Medi Bici”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Medi Bici janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë