Evelina Qirjako

Ish-gjyqtare në Gjykatën e Lartë. Procesi i rivlerësimit është ndërprerë, për shkak të dorëheqjes nga detyra të subjektit.

Pezulluar / Dorëhequr

Gjeneralitete

Emri
Evelina Qirjako
Pozicioni
Ish-gjyqtare në Gjykatën e Lartë. Procesi i rivlerësimit është ndërprerë, për shkak të dorëheqjes nga detyra të subjektit.
Emërimi
08.07.2008
Statusi
Pezulluar / Dorëhequr
Përditësuar
19.02.2024

Eksperienca profesionale

• 1 Shtator 1989 - 31 Nëntor 1990- Këshilltare Ligjore pranë Zyrës së Këshillimit Ligjor Tiranë
• 1990-1999- Avokate
• Qershor 1999 - Mars 2001- Bashkëpunëtore (Associate) pranë Zyrës Ndërkombëtare Ligjore Tonucci.
• 2001 - 2008- Ka themeluar dhe ka drejtuar një nga zyrat më të njohura të avokatisë në Tiranë, “Qirjako” Law Office, me fushë ushtrimi në çështje civile.
• 1994 -1996- Pedagoge e jashtme pranë Fakultetit të Drejtësisë, në lëndën e Drejta e Detyrimeve.
• Tetor 2002- Arbitre pranë Arbitrazhit Gjyqësor të Shqipërisë.
• korrik 2008 – korrik 2017- Gjyqtare në Gjykatën e Lartë.
_______________________

• Gjykata e Lartë vendosi deklarimin e mbarimit të mandatit 9-vjeçar të ushtrimit të detyrës për Znj. Evelina Qirjako si gjyqtare e Gjykatës së Lartë, në bazë të pikës 2, të nenit 139, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Arsimi

• 1989- Diplomuar për "Drejtësi" në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Punime

Disertacion për mbrojtjen e Gradës Shkencore "DOKTOR"
Tema: “Kuptimi rëndësia dhe kushtet e vlefshmërisë së veprimit juridik në rastin e kalimit të pasurisë së paluajtshme rëndësia, natyra dhe efekti që ka regjistrimi i titullit të pronësisë ne regjistrat publikë të pasurive të paluajtshme“
Kandidati: Evelina QIRJAKO
Udhëheqës Shkencor: Prof. DR. Ardian NUNI
2016

Kualifikime dhe promovime

•1992 - Anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Vendime

- Vendim i KPK-së nr. 178, datë 08.07.2019, për subjektin e rivlerësimit znj. Evelina Qirjako, ish-gjyqtare në Gjykatën e Lartë.
- Njoftim i IKP-së datë 25.07.2019 për mosankimin e vendimit nr. 178, datë 08.07.2019, të KPK-së për subjektin e rivlerësimit znj. Evelina Qirjako.
- Vendim i KPA-së nr. 5/2021 (JR), datë 12.02.2021, përfshirë mendimin e pakicës, për subjektin e rivlerësimit znj. Evelina Qirjako.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Evelina Qirjako”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Evelina Qirjako janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë