Guxim Zenelaj

Ish-Gjyqtar nё Gjykatёn e Lartё. Procesi i rivlerësimit është ndërprerë për shkak të dorëheqjes nga detyra të subjektit.

Pezulluar / Dorëhequr

Gjeneralitete

Emri
Guxim Zenelaj
Pozicioni
Ish-Gjyqtar nё Gjykatёn e Lartё. Procesi i rivlerësimit është ndërprerë për shkak të dorëheqjes nga detyra të subjektit.
Emërimi
08.07.2008
Statusi
Pezulluar / Dorëhequr
Përditësuar
15.07.2024

Eksperienca profesionale

•08.07.2008 - 28.07.2017- Gjyqtar nё Gjykatёn e Lartё.
•prill 2007 - janar 2008- Avokat i Pёrgjithshёm i Shtetit.
•janar 2008 - korrik 2008- Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
•1994 - 2007- Kёshilltar/ndihmës ligjor nё Gjykatёn e Lartё.
•1994 - 2007- Kёshilltar/ndihmës ligjor nё Gjykatёn e Lartё.
•1993 - 1994- Kryetar/Gjyqtar nё Gjykatёn e Shkallёs sё Parё Tropojё.

• Gjykata e Lartё, me vendimin nr. 3, datё 29.6.2017, vendosi deklarimin e mbarimit tё mandatit tё gjyqtarit tё Gjykatёs sё Lartё, Z. Guxim Zenelaj, pёr shkak tё pёrfundimit tё mandatit 9-vjecar tё ushtrimit tё detyrёs, bazuar nё pikën 2, të nenit 139 tё Kushtetutёs.
•KLGJ me vendimin nr. 65, datë 24.4.2019 ka vendosur: Deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, z. Guxim Zenelaj, pёr shkak tё heqjes dorё nga e drejta e caktimit nё njё pozicion nё nivel gjykate apeli.

Arsimi

•1990 - Diplomuar në Drejtësi, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Vendime

- Vendim i KPK nr. 174, datë 01.07.2019, për subjektin e rivlerësimit z. Guxim Zenelaj, anёtar i Gjykatёs sё Lartё.
KPK ka vendosur:
1. Të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, z. Guxim Zenelaj, është ndërprerë, pasi subjekti i rivlerësimit ka shfrytëzuar të drejtën që i njeh Kushtetuta dhe ligji, për dorëheqje nga e drejta e caktimit në një pozicion në nivel gjykate apeli dhe nga statusi i magjistratit.
2. Të deklarojë humbjen e së drejtës së këtij subjekti për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

- Njoftim i IKP-së datë 19.07.2019 për mosankimin e vendimit nr. 174, datë 01.07.2019, të KPK-së për subjektin e rivlerësimit z. Guxim Zenelaj.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Guxim Zenelaj”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Guxim Zenelaj janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë