Zihni Shahu
Ish - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan (Dorëhequr). Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
Gjeneralitete
- Emri
- Zihni Shahu
- Pozicioni
- Ish - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan (Dorëhequr). Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
- Emërimi
- 29.07.1993
- Statusi
- Pezulluar / Dorëhequr
- Përditësuar
- 25.11.2024
Eksperienca profesionale
•30.03.1995 - 30.09.2020 - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.•29.07.1993 - 30.03.1995 - Kryetar/ Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Peqin.
- Z. Zihni Shahu aktualisht nuk e ushtron detyrën si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme pasi ka dhënë dorëheqjen 20.07.2020 (deklaroi para Komisionit heqjen dore nga detyra e magjistratit si dhe moskandidimin në detyrë për një afat prej 15 vitesh, si dhe pas këtij njoftimi do t’i drejtohej organit kompetent, KLGJ-së, sipas ligjit për dorëheqjen).
- Me vendimin e datës 08.09.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi:
(i) të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për Z. Zihni Shahu, gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shkak të dorëheqjes së motivuar nga ky status;
(ii) efektet e këtij urdhërimi fillojnë në datën 30.9.2020;
- Subjekti i rivlerësimit nuk ka paraqitur ankim ndaj vendimit datë 08.09.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, konfirmuar me shkresën e datës 06.10.2020, të Gjykatës Administrative të Apelit.
- KPK vendosi të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, Z. Zihni Shahu, është ndërprerë.
- Gjithashtu me anë të këtij vendimi Z. Zihni Shahu i është ndaluar emërimi si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
- Për këtë vendim të KPK-së nuk ka ANKIM nga Institucioni i Komisionerëve Publikë.
Arsimi
•01.07.1993 - Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës.Vendime
- Vendim i KPK-së Nr:. 306 datë 09.10.2020 që ka vendosur: Të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, z. Zihni Shahu, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.- Njoftim i IKP-së për mosankimin e vendimit nr.306 datë 09.10.2020 i KPK-së për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Z. Zihni Shahu, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Vlerësime
•2007 - 2009 - Vlerësuar "Mirë" (Vlerësim Periodik)•2005 - 2006 - Vlerësuar "Mirë" (Vlerësim Periodik)
Masa disiplinore
- Nuk ka masa disiplinore.Dokumente
Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.
-
pdf
Vendim i KPK-së Nr:. 306 datë 09.10.2020 për subjektin e rivlerësimit: Z. Zihni Shahu, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 229.1 KB
-
pdf
Vendim i KLGJ-së nr. 292, datë 08.09.2020 “Për mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, z. {…}”. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 236.6 KB
Përmendet në
Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Zihni Shahu”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.
Deklarimi i pasurisë
Deklaratat e pasurisë të Zihni Shahu janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.