Enkeleda Doda (Kashuri)

Ish - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë (Dorëhequr). Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.

Pezulluar / Dorëhequr

Gjeneralitete

Emri
Enkeleda Doda (Kashuri)
Pozicioni
Ish - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë (Dorëhequr). Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
Emërimi
21.10.2002
Statusi
Pezulluar / Dorëhequr
Përditësuar
16.09.2024

Eksperienca profesionale

•21.10.2003 - 30.09.2020 - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë.
•21.10.2002 - 31.10.2003 - Stazh Profesional/ gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

- Znj. Enkeleda Doda aktualisht nuk e ushtron detyrën si gjyqtare pasi ka dhënë dorëheqjen në datën 14.09.2020.
- Këshillit i Lartë Gjyqësor me vendimin e datës 24.09.2020 ka vendosur deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit Enkeleda Doda, për shkak të dorëheqjes.
- KPK vendosi të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, Znj. Enkeleda Doda, është ndërprerë.
- Gjithashtu me anë të këtij vendimi Znj. Enkeleda Doda i është ndaluar emërimi si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

Arsimi

•2003 - Diplomuar në Shkollën e Magjistraturës.
•15.07.2000 - Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës.

Vendime

- Vendim i KPK-së nr.312 datë 27.10.2020 që ka vendosur: Të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, znj. Enkeleda Doda, me funksion gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë.
- Njoftim i IKP-së për mosankimin e vendimit nr. 312, datë 27.10.2020, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit znj. Enkeleda Doda.

Vlerësime

•2007 - 2009 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
•2005 - 2006 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Enkeleda Doda (Kashuri) janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë