Alma Ahmeti

Gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Në detyrë Gjyqtarë

Gjeneralitete

Emri
Alma Ahmeti
Pozicioni
Gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Emërimi
07.01.2009
Statusi
Në detyrë
Kategoria
Gjyqtarë
Përditësuar
24.01.2024

Eksperienca profesionale

•17.11.2022 - aktualisht - Gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
• 15.04.2019 - 17.01.2022 - Zv/Kryetare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës.
•25.06. 2010 - 17.01.2022 - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës.
•08.06.2015 - 20.04.2016 - Ndihmëse Ligjore e komanduar pranë Gjykatës së Lartë.
• 07.01.2009 - 25.06. 2010 - Stazh Profesional/ Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Arsimi

•2009 - Diplomuar në Shkollën e Magjistraturës.
•2006 - Diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranës.

Kualifikime dhe promovime

- Kualifikuar nga KPK, konfirmuar në detyrë pas procesit të Vetingut.

__________________________________________

- "Njohja dhe ekzekutimi i vendimeve penale të huaja. Ndikimi i konventave nderkombëtare dhe marrëveshjeve dypalëshe. Jurisprudenca e Gjykatës së Lartë. Nocioni i urdhrit të arrestit ndërkombëtar dhe perspektiva e zbatimit të tij në të drejtën tone të brendshme. Marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja ne fushën penale" , organizuar nga Shkolla e Magjistraturës, 2-3 Prill 2012;
-"' Asistence teknike në forcimin e përforcimin e kapaciteteve te Zyres Shqiptare Per te Drejtat e Autorit- Një trajnim i autoriteteve shtetërore dhe profesioneve juridike e giyqësore", organizuar nga Human Dynamics, Bashkimi Europian, 5-6 Tetor 2011;
- "Vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga punonjesit shteterore ose ne sherbim publik. Korrupsioni aktiv dhe pasiv në , organizuar nga Shkolla e Magistraturës, 9-10 Maj 2011;
- "Mënyrat e fitimit të pronësisë dhe dallimet e karakteristikat e tyre. Fitimi i pronësisë me testament si një nga mënyrat që ndeshen më shpesh në praktikë te fitimit të pronësisë. Mënyrat e fitimit të pronësisë dhe dallimet e karakteristikat e tyre. Bashkimi dhe përzierja si mënyrë e fitimit të pronësisë." organizuar nga Shkolla e Magjistraturës, 1-2 Mars 2010;
- "Padia civile në procesin penal, Përvoja evropiane." organizuar nga Shkolla e Magjistraturës, 28-29 Janar 2010;
- "Probleme të pavlefshmërisë së akteve procedural penale. Praktika gjyqësore dhe praktika unifikuese e giykatës së lartë. Pavlefshmëria e njoftimeve" organizuar nga Shkolla e Magjistraturës, 18-19 Shkurt 2010;
- "Aspekte të jurisprudencës lidhur me institutin e sigurimit të provës në procesin penal. Probleme të pavlefshmërisë absolute dhe te papërdorshme së provës së siguruar paraprakisht" organizuar nga Shkolla e Magistraturës, 11-12 Shkurt 2010;
- "Konfliktet me doganat dhe kuptimi i legjislacionit doganor nga gjyqtarët", organizuar nga Shkolla e Magistraturës, 3-4 Mars 2010.

Vendime

- Vendim i KPK-së nr. 345, datë 15.2.2021, për subjektin e rivlerësimit znj. Alma Ahmeti, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës.
- Njoftim i IKP-së për mosankimin e vendimit nr. 345, datë 15.2.2021, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit znj. Alma Ahmeti.

Vlerësime

- Vlerësuar "Shkëlqyeshëm" sipas Vendimit të KLGJ-së nr..384, datë 22.09.2021 për vitet 2013-2016 .
- Vlerësuar "Shkëlqyeshëm" sipas Vendimit të KLGJ-së nr.385, datë 22.09.2021 për vitin 2019.

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore ne fuqi.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Alma Ahmeti janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë