Mimoza Tasi

Gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm

Në detyrë GjyqtarëAnëtarë të institucioneve të reja të drejtësisë

Gjeneralitete

Emri
Mimoza Tasi
Pozicioni
Gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm
Emërimi
01.02.2022
Statusi
Në detyrë
Kategoria
Gjyqtarë, Anëtarë të institucioneve të reja të drejtësisë
Përditësuar
20.06.2026

Eksperienca profesionale

• Nga viti 1993 deri në vitin 2020 znj. Tasi ka punuar pranë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe ka ushtruar detyra të ndryshme në nivel ekzekutiv dhe drejtues, duke u promovuar me ngritje në detyrë si:
  • - sekretare komisioni parlamentar (1993),
  • këshilltare ligjore pranë Komisionit të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut (2002),
  • -këshilltare në shërbimin e Monitorimit të Institucioneve të Pavarura (2014)
  • - drejtore e Shërbimit të Seancës Plenare (2015).
Për shkak të pozicionit ka qenë e përfshirë:
  • -në reformën kushtetuese (1998, 2008, 2012),
  • -rishikimin e legjislacionit të pushtetit gjyqësor (2007),
  • -reformën parlamentare (2013),
si dhe grupe pune për hartim legjislacioni.
- Dy vitet e fundit (janar 2020 – janar 2022) ka punuar si oficere ligjore pranë Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, duke kontribuuar në projektin 4 vjeçar “Mbështetje për Parlamentin dhe Edukimin qytetar në Shqipëri”, financuar nga Konfederata Zviceriane.
- Me vendimin nr. 82/2017 të Kuvendit të Shqipërisë, znj. Tasi u zgjodh anëtarë zëvendësuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
- Nga data 1 shkurt 2022 - 2026 - Anëtare e Kolegjit të Posaçën të Apelimit.
- 18.06.2026 - aktualisht - Gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm

Arsimi

-Në vitin 1990 ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, dega “Filozofi”
- në vitin 2000 është diplomuar “juriste”, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
- në vitin 2008 ka kryer studimet pasuniversitare “Master për Studime Europiane” në Universitetin e Tiranës.
- në vitin 2012 ka kryer kursin teorik të studimeve për Doktoraturë në Fushën e Sigurisë pranë Akademisë së Forcave të Armatosura.
_______________________
Gjatë viteve të zhvillimit të karrierës së saj, znj. Tasi ka vijuar të ndjekë edhe kurse, trainime e seminare brenda e jashtë vendit për rritjen e kapaciteteve profesionale, duke fituar tituj e certifikata të ndryshme, si titullin “avokat” (2003) - Dhoma e Avokatisë Tiranë, “trajner” pranë Institutit të Trajnimit të Administratës Publike (2004) – dhe prezantuar modulin për organizimin dhe funksionet e Kuvendit, deri në vitin 2007.

Vendime

• Vendim i Kuvendit te Republikes se Shqiperise Nr. 82/2017 “Për Miratimin e Listës në Bllok të Kandidatëve të Zgjedhur në Institucionet e Rivlerësimit, sipas Ligjit Nr. 84/2016 “Për Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë””

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Mimoza Tasi”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Burime të tjera

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Mimoza Tasi janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë