Mirela P. Bogdani

Kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë zgjedhur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë me vendimin Nr. 70, datë 07.06.2024.

Në detyrë Anëtarë të institucioneve të reja të drejtësisë

Gjeneralitete

Emri
Mirela P. Bogdani
Pozicioni
Kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë zgjedhur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë me vendimin Nr. 70, datë 07.06.2024.
Emërimi
24.02.2022
Statusi
Në detyrë
Kategoria
Anëtarë të institucioneve të reja të drejtësisë
Përditësuar
11.06.2024

Eksperienca profesionale

• 07.06.2024 - aktualisht - Kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
• Shkurt 2022 - aktualisht - Anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë me Vendimin Nr. 23/2022 të Kuvendit të Shqipërisë, nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe Shkolla e Magjistraturës, sipas Ligjit Nr. 115/2016 ‘Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë, propozuar nga Shkolla e Magjistraturës.
• nëntor 2000 - aktualisht - Profesore e së drejtës në Departamentin e së Drejtës Publike në lëndët ‘Institucionet politike dhe juridike’, ‘Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor, si dhe ‘Politika e Jashtme e BE’, në programet Bachelor, Master, programin e doktoraturës, dhe aktualisht në programin e integruar Master i Shkencave në Drejtësi dhe Master Ekzekutiv.
• 2019-2022 - Kryetare e Komisionit të Përhershëm për Dhënien e Gradës Shkencore ‘Doktor’ në Fakultetin e Drejtësisë.
• 2020-2022 - Anëtare e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës.
• 2012 e në vijim - Mentore (specialiste) shkencore, Shkolla e Magjistraturës në Programin e Trajnimit Fillestar në lëndën Klinika Ligjore, së bashku me grupin e mentorëve drejtojnë magjistratët në hartimin e Memorandumeve Ligjore (opinioneve ligjore) pro bono për institucionet e larta të drejtësisë si Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, Gjykatat Administrative, etj., për çështje që ata kanë interes në punën e tyre të përditshme, duke pasqyruar kërkimin ligjor më profesional të thelluar në praktikën kombëtare, si dhe standardet, praktikat dhe zhvillimet më të fundit ndërkombëtare. Këto Memorandume u dërgohen institucioneve përkatëse dhe botohen në Revistën ‘Jeta Juridike’ e Shkollës së Magjistraturës që aksesohen më pas nga të gjithë profesionistët e së drejtës.
• 2012 e në vijim - Është angazhuar në Programin e Trajnimit Vazhdues në trajnime që lidhen me Shkrimin dhe Arsyetimin e Vendimeve Gjyqësore, në Eficencën e Drejtësisë - kryesisht e lidhur kjo me mekanizmat e CEPEJ për cilësinë e drejtësisë dhe menaxhimin e kohës gjyqësore dhe Lirinë e Shprehjes.
• Në eksperincën profesionale, listohen gjithashtu angazhime në projekte të asistencës ndërkombëtare të donatorëve si USAID, Këshilli i Evropës, BE, OSCE, etj., që lidhen me reformimin e sistemit gjyqësor, rritjen e efiçencës, transparencës dhe përgjegjshmërisë së tij, me shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes dhe mediave, çështjet antikorrupsion, draftim legjislacioni, etj., shoqëruar me botimet dhe publikimet përkatëse.
• Që nga viti 2012 e në vijim është pika e kontaktit për Programin HELP të Këshillit të Evropës – Human Rights Education for Legal Professionals/Edukimi Ligjor I Profesionistëve të së Drejtës dhe nga viti 2021 anëtare e Bordit Këshillimor të HELP me një mandat 2 vjeçar.

Arsimi

•2000 - Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë, Universitetit të Tiranës dhe më pas ka ndjekur të gjitha programet e kualifikimit akademik pranë këtij institucioni.
•2003 - Diplomuar në Programin Master Shkencor në të Drejtë Publike.
• 2009 - Diplomuar në Programin Master Profesional të në Drejtë Biznesi.
• 2011 - Doktoraturë në fushën e Administrimit të Zgjedhjeve.
• 2013 - Zotëron Titullin "Profesor i Associuar".

• Formimi akademik përfshin gjithshtu studime të thelluara pasuniversitare dhe specializime në fushat e arbitrazhit ndërkombëtar tregtar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në fushën e investimeve publike në Universitetin e Queen Marry, Qendra për Arbitrazhin Ndërkombëtar Tregtar – Londër BM 2005 dhe në fushën e shkrimit & arsyetimit ligjor në American University, Washington College of Law – SHBA në vitin 2008-2009.

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Burime të tjera

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Mirela P. Bogdani janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë