Klodjan Braho

Drejtues i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, prej datës 19.12.2025 (Zgjedhur me vendim të KLP-së nr. 374/2025). Prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Në detyrë ProkurorëAnëtarë të institucioneve të reja të drejtësisë

Gjeneralitete

Emri
Klodjan Braho
Pozicioni
Drejtues i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, prej datës 19.12.2025 (Zgjedhur me vendim të KLP-së nr. 374/2025). Prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Emërimi
14.11.2007
Statusi
Në detyrë
Kategoria
Prokurorë, Anëtarë të institucioneve të reja të drejtësisë
Përditësuar
13.12.2025

Eksperienca profesionale

•19.12.2019 - aktualisht - Prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
•2015 - 19.12.2019 - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.
•2014 - 2015 - Zv. Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
•2012 - 2015 - Prokuror pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
•14.11.2007 - 2012 - Prokuror pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.

Arsimi

•2005-2008 - Diplomuar në Shkollën e Magjistraturës.
•2000-2004 - Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Kualifikime dhe promovime

- Kualifikuar nga KPK me vendim të formës së prerë, konfirmuar në detyrë pas procesit të Vetingut.
------------------------------------------------------------------------
•12-23 mars 2007- Incontri di Studio Italo-Abanesi di Formazione Specialistica Post Laurem. (Scuola di Specializzacione per le Professioni Legali Delle Seconda Universita dgli Studi di Napoli ) Itali.
•17 maj 2007 - Introduction to Corporate Governance, Shkolla e Magjistraturës, Tiranë.

Vendime

- Vendim nr.191, datë 26.07.2019 i KPK-së (anëtarët e trupit gjykues: Xhensila Pine-Kryesuese, Roland Ilia- Relator, Valbona Sanxhaktari-Anëtare) për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z.Klodjan Braho, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.
- Njoftim i IKP-së për mosankimin e vendimit nr.191 datë 26.07.2019 i KPK-së për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z.Klodjan Braho, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Masa disiplinore

- Ndaj z. Braho nuk ka masë disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Klodjan Braho”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Burime të tjera

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Klodjan Braho janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë