Laurent Fuçia

Gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Në detyrë Gjyqtarë

Gjeneralitete

Emri
Laurent Fuçia
Pozicioni
Gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Emërimi
27.09.2010
Statusi
Në detyrë
Kategoria
Gjyqtarë
Përditësuar
01.11.2025

Eksperienca profesionale

31.10.2025 - aktualisht - Gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
• 25.07.2024 - 31.10.2025 - Gjyqtar i pezulluar nga detyra sipas ligjit nr. 84/2016 me vendim të KPA, me detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës..
• 7.10.2021 - 25.07.2024 - Gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
• 7.10.2020 - 7.10.2021 - Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.
• 2011 - 7.10.2020 - Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
• 27.09.2010 - 2011 - Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Arsimi

•2011 - Diplomuar në Shkollën e Magjistraturës.
•08.07.2008 - Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës.

Kualifikime dhe promovime

- Kualifikuar nga KPK, rrëzuar vendimi nga KPA, duke vendosur pezullimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, me detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.
- Me datë 31.10.2025 KPA ka vendosur konfirmimin në detyrë pas njoftimit të rezultateve të provimit përfundimtar prej Shkollës së Magjistraturës.

Vendime

- Vendim i KPK-së nr. 632, datë 8.3.2023, për subjektin e rivlerësimit z. Laurent Fuçia.
- Ankim i Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 632, datë 8.3.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z.Laurent Fuçia.
- Vendim i KPA-së datë 25.07.2024 ku është vendosur:
1. Ndryshimi i vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 632, datë 08.03.2023, që i përket subjektit të rivlerësimit Laurent Fuçia.
2. Pezullimi nga detyra të subjektit të rivlerësimit Laurent Fuçia për një periudhë njëvjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.
- Vendim i KPA-së datë 31.10.2025 ku është vendosur: Konfirmimi në detyrë pas njoftimit të rezultateve të provimit përfundimtar prej Shkollës së Magjistraturës.

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Laurent Fuçia”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Laurent Fuçia janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë