Marsida Frashëri

Ish-Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Shkarkuar

Gjeneralitete

Emri
Marsida Frashëri
Pozicioni
Ish-Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
Emërimi
12.10.2009
Statusi
Shkarkuar
Përditësuar
11.07.2025

Eksperienca profesionale

•10.06.2025 - Shkarkuar nga detyra me vendim përfundimtar të KPA-së.
•11.09.2023 - 10.06.2025 - Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër (konfirmuar në detyrë me vendimin Nr. 696/2023 të KPK-së).
•13.05.2022 - 11.09.2023 - Pezulluar nga detyra me vendim të Ndërmjetëm të KPK-së, për një periudhë njëvjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.
•02.11.2010 - 13.05.2022 - Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
•12.10.2009 - 02.11.2010 - Stazh Profesional/ Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Arsimi

•2010 - Diplomuar në Shkollën e Magjistraturës.
•07.07.2006 - Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës.

Vendime

- Vendim i Ndërmjetëm i KPK-së, nr. 577, datë 13.5.2022, për subjektin e rivlerësimit znj. Marsida Frashëri, ku parashikohet:
1. Pezullimi nga detyra i znj. Marsida Frashëri, për një periudhë njëvjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.
2. Në përfundim të këtij trajnimi, pas administrimit të rezultateve të arritura nga subjekti, Komisioni do të përfundojë procesin e rivlerësimit, bazuar mbi të tria kriteret.
- Pas periudhës 1 vjeçare të pezullimit subjekti i rivlerësimit është marrë në rivlerësim nga KPK me vendimin nr. 696, datë 11.9.2023 ka vendosur: Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit znj. Marsida Frashëri.
- Ankim i Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 696, të datës 11.9.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Marsida Frashëri.
- Vendim i KPA-së datë 10.06.2025 që ka vendosur: Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me nr. 696, datë 11.09.2023 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Marsida Frashëri.

Vlerësime

•01.01.2016 - 31.12.2016 - Vlerësuar "Shumë mirë"
•01.01.2015 - 31.12.2015 - Vlerësuar "Shumë mirë"
•01.01.2014 - 31.12.2014 - Vlerësuar "Shumë mirë"
•01.01.2013 - 31.12.2013 - Vlerësuar "Shumë mirë"
•01.01.2012 - 31.12.2012 - Vlerësuar "Shumë mirë"

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore në fuqi.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Marsida Frashëri”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Marsida Frashëri janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë