Ilir Panda
Zëvendës Kryetar i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë. Anëtar i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, emëruar me dekretin nr. 11454, datë 11 Mars 2020, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Kryetar/Anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2026, si përfaqësuese nga Gjykata e Lartë.
Gjeneralitete
Karriera & vlerësime
Dokumente (14)
Përmendet në (8)
Burime të tjera
Deklarimi i pasurisë
Gjeneralitete
- Emri
- Ilir Panda
- Pozicioni
- Zëvendës Kryetar i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë. Anëtar i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, emëruar me dekretin nr. 11454, datë 11 Mars 2020, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Kryetar/Anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2026, si përfaqësuese nga Gjykata e Lartë.
- Emërimi
- 11.03.2020
- Statusi
- Në detyrë
- Kategoria
- Gjyqtarë
- Përditësuar
- 13.12.2025
Eksperienca profesionale
• 16.11.2023 - aktualisht - Zëvendës Kryetar i Gjykatës së Lartë.• 11.03.2020 - aktualisht - Anëtar i Gjykatës së Lartë.
•2003 - 2007 - Zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
•2002 - 2007 - Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të Shqipërisë.
•1999 - 2000 - Ministër i Drejtësisë.
• Z. Ilir Panda ka qenë, gjithashtu, Këshilltar Ligjor i Avokatit të Popullit të Republikës së Shqipërisë, ekspert lokal i Unicef, ekspert i Këshillit të Evropës dhe i organizatave të tjera ndërkombëtare.
• Ka punuar në disa sektorë të drejtësisë, duke filluar në organet e ndjekjes penale, në Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, si avokat, si pedagog në Shkollën e Magjistraturës dhe në institucione të tjera të arsimit të lartë.
• Ka qenë anëtar i Këshillit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, anëtar i Këshillit Drejtues të “Intesa Sanpaolo Bank Albania” dhe anëtar i Këshillit të Arbitrazhit Sportiv.
Arsimi
• Është diplomuar jurist në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1986, si dhe ka kryer disa kualifikime pasuniversitare të organizuara nga institucione shqiptare, evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.• Mban gradën shkencore “Doktor”.
Punime
1. Procedura Penale. Komentar (Botim në gjuhën shqipe); bashkëautorësi me Halim Islami dhe Artan Hoxha.2. Criminal Procedure. Commentary (Procedura Penale. Komentar (Botim në gjuhën angleze) bashkëautorësi me Halim Islami dhe Artan Hoxha.
3. Organizimi Gjyqësor në lëndën penale në Republikën e Shqipërisë. Libër monografik.
4. Të drejtat e personave të arrestuar, të ndaluar apo të shoqëruar dhe respektimi i tyre nga policia e shtetit. Manual trajnimi. Tiranë 2014, Instituti Europian i Tiranës; Bashkëautorësi me Tedi Mana.
5. Raporti mbi Studimin e Përqasjes së Legjislacionit Shqiptar me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Tiranë, Qershor 2003, Botim i Komisionit Europian dhe Ministria e Drejtësisë. 6. Sistemi Sportiv. Tekst Universitar. Botimet Dudaj, Tiranë 2019; Bashkëautorësi me Prof. Dr. Artan Shyti.
7. Rruga e “gjatë” dhe e “mundimshme” e vendimit nga shpallja deri në dorëzimin e tij”. Botuar në Revistën “Jeta Juridike” nr. 1, Mars 2015, botim i Shkollës së Magjistraturës, Tiranë. ( The “long” and “difficult” way of the decision from notification up to handling (Botuar edhe në gjuhën angleze).
8. “Aspekte të jurisprudencës kushtetuese për çështjen e pakicave”. Botuar në Revistën Gjeopolitika”, nr. VIII, 2013, botim i Institutit Kërkimor Shkencor “Barleti”, Tiranë.
9. “Vendi dhe roli i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që nga Kushtetuta e vitit 1998. Përgjegjësia për të ndërtuar një gjyqësor të përgjegjshëm e të pavarur”. Botuar në Revistën “Mendimi” (Studime në Jurisprudencë dhe Ekonomi) nr. 1, viti 2013.
10. “Aspekte aktuale të pushtetit gjyqësor në Shqipëri dhe të perspektivës integruese”. Botuar në Revistën “Gjeopolitika”, nr. VIII, 2012, botim i Institutit Kërkimor Shkencor “Barleti”, Tiranë.
11. “Roli dhe pozita e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në drejtimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”. Botuar në Revistën “CONSTITUTIO”, nr. 1/12, prill 2012, botim i Institutit për Studime Kushtetuese dhe Parlamentare, Prishtinë, Republika e Kosovës.
12. “Aspekte aktuale të pushtetit gjyqësor në Shqipëri dhe të perspektivës integruese”. Botuar në Revistën “Gjeopolitika”, nr. VIII, 2012, botim i Institutit Kërkimor Shkencor “Barleti”, Tiranë.
13. “Organizimi gjyqësor sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës”. Botuar në revistën “Gjeopolitika”, nr. IV, viti 2010.
14. “Kushtetuta e Republikës së Kosovës në një vështrim krahasues”, parashtrim i librit të Prof. Luan Omarit. Botuar në Revistën “Gjeopolitika”, nr. IV, viti 2010, botim i Institutit Kërkimor Shkencor “Barleti”, Tiranë.
15. “Reforma gjyqësore në Shqipëri”, në “Sigma”, botim i Bashkimit Evropian, Bruksel, shkurt 2005.
16. “Aspekte të organizimit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në Konferencën Rajonale për punën e Sistemit gjyqësor, Prishtinë, Republika e Kosovës, prill 2003.
17. “Gjykimet e posaçme”. Botuar në Revistën “Trajtime Juridike”, botim i Fondacionit “Danida”, Tiranë 2002.
18. “Aspekte të reformës në drejtësi”. Botuar në Revistën “Klinika”, botim i Fondacionit “Klinika e Ligjit”, Tiranë, 2002.
19. “Teknikat hetimore në krimet e vrasjes dhe veprimet e subjekteve procedural të ndjekjes penale gjatë hetimit të tyre”. Botuar në Revistën Shkencore të Shkollës së Magjistraturës, “Jeta juridike”, nr.1, Qershor 2002, Rubrika “Artikuj teorike”.
20. “Krimi dhe drejtësia, përballja me ndryshimet në shekullin e XXI”, referim i mbajtur në Kongresin e 10-të të Kombeve të Bashkuara “Për parandalimin e krimeve dhe trajtimin e viktimave”, prill 2000, Vjenë, Austri.
21. “Çështja e dënimit me vdekje”. Botuar në Revistën Shkencore të Departamentit të Shkencave Juridike, të Universitetit të Triestes, “Quderni del Dipartimento di Scienze Giuridiche”, nr. 4, viti 1999, fq. 191-195.
Masa disiplinore
- Nuk ka masa disiplinore.Dokumente
Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.
-
pdf
Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 27.02.2020. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 187.8 KB
-
pdf
Vendim i KLGJ-së nr.112, datë 27.02.2020 “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë të kandidatit z.{…}”. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 350.8 KB
-
pdf
Njoftim për Median i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë datë 16.11.2023. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 290.7 KB
-
pdf
Njoftim i Presidencës datë 03.12.2025 për hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2026.. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 1.3 MB
-
pdf
Dekret i Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 11454, datë 11.3.2020 "Për emërimin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë". 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 56.3 KB
-
pdf
Lista e dokumenteve të paraqitura nga kandidati z. Ilir Panda për efekt të vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve nga radhët e juristëve të spikatur (e drejta administrative) për emërimin në Gjykatën e Lartë, publikuar nga KLGJ në 14 Janar 2020, rubrika PUBLIKIME. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 207.8 KB
Përmendet në
Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Ilir Panda”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.
- Komunikatë për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 06 Maj 2020
- Dekret i Presidentit të Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta Nr. 11454, datë 11.03.2020
- Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 11 Mars 2020
- Vendim i KED-së nr.11 datë 10.05.2019
- Vendim i KED-së nr.10 datë 10.05.2019
- Vendim i KED-së nr. 9 datë 10.05.2019
- Vendim i KED-së nr. 8 datë 10.05.2019
- Gjykata e Lartë pranon rekursin e SPAK për gjyqtarin Luan Daci
Burime të tjera
Deklarimi i pasurisë
Deklaratat e pasurisë të Ilir Panda janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.