Florian Ballhysa

Komisoner Publik pranë Institucionit të Komisionerve Publik IKP.

Në detyrë Anëtarë të institucioneve të reja të drejtësisë

Gjeneralitete

Emri
Florian Ballhysa
Pozicioni
Komisoner Publik pranë Institucionit të Komisionerve Publik IKP.
Emërimi
17.06.2017
Statusi
Në detyrë
Kategoria
Anëtarë të institucioneve të reja të drejtësisë
Përditësuar
29.01.2024

Eksperienca profesionale

- Eksperienca profesionale e z. Florian Ballhysa përfshin angazhimet e tij si avokat, këshilltar ligjor dhe konsulent i pavarur. Ai ka punuar për shumë vite në Ministrinë e Drejtësisë, Gjykatën e Lartë, Kuvendin e Shqipërisë, si dhe në projekte të financuara nga organizata ndërkombëtare.
- Prej vitit 1999, z. Florian Ballhysa ka qenë pjesë aktive e shoqërisë civile, në cilësinë e anëtarit të asamblesë, anëtarit të bordit dhe së fundmi kryetar i Asamblesë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
- Me vendimin nr. 82/2017, të Kuvendit të Shqipërisë, z. Florian Ballhysa u zgjodh Komisioner Publik.

Arsimi

•2008 - “Master në Studime Evropiane” në Universitetin e Tiranës.
•2001 - Diplomuar në degën "Drejtësi" në Universitetin e Tiranës.

Kualifikime dhe promovime

- Vendim i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 82/2017 Për miratimin e listës në bllok të kandidatëve të zgjedhur në Institucionet e Rivlerësimit, sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Florian Ballhysa”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Florian Ballhysa janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë