Arben Kraja
Prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Drejtues i Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Gjeneralitete
Karriera & vlerësime
Dokumente (12)
Përmendet në (14)
Burime të tjera
Deklarimi i pasurisë
Gjeneralitete
- Emri
- Arben Kraja
- Pozicioni
- Prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Drejtues i Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
- Emërimi
- 27.06.2002
- Statusi
- Në detyrë
- Kategoria
- Prokurorë, Anëtarë të institucioneve të reja të drejtësisë
- Përditësuar
- 23.11.2024
Eksperienca profesionale
•19.12.2019 - aktualisht - Prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.•2023 - aktualisht- Drejtues i Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
•19.12.2019 - 2022- Drejtues i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
•Qershor 2013 - 19.12.2019- Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
•Shtator 2014 - Janar 2015- Prokuror, Drejtues Seksioni (I komanduar), në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.
•Shtator 2007- Qershor 2013- Prokuror, Drejtues në Sektorin Kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Prokurorinë e Përgjithshme.
•Qershor 2002- Shtator 2007- Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
•Mars 2001- Maj 2002- Drejtor në Njësisë Antikorrupsion në Këshillin e Ministrave.
•Shtator 1997 - Shtator 2000- Zëvëndëskryetar i Parë i KLSH-së.
•Shkurt 1995 - Shtator 1997- Prokuror në Drejtorinë e Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
•Mars 1993 - Janar 1995- Hetues në Drejtorinë e Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
•Prill 1992 - Shkurt 1993- Jurist pranë Degës së Policisë Financiare Shkodër.
•Dhjetor 1987 - Mars 1992- Hetues në Hetuesinë e Rrethit Shkodër.
•2004 — 2012 dhe 2016- Anëtar i delegacionit shqiptar në Komitetin Moneyval të Këshillit të Europës, Strasbourg.
•2008- Përfaqësues i institucionit të prokurorisë shqiptare në rrjetin AFC0S.
•2011 - 2013- Drejtues Projekti Binjakëzimi, me objekt "Mbështetja e strukturave kundër pastrimit të parave dhe hetimit të krimit financiar në Shqipëri".
•2009 - 2012 - Përfaqësues i institucionit të prokurorisë në Komitetin Drejtues të Projektit PACA.
•2009 - 2011- Përfaqësues i prokurorisë në Grupin Ndërinstitucional të Punës për mbikqyrjen dhe sigurimin e mbarëvajtjes së procesit të zbatimit të projekteve të fazës së dytë të Marrëveshjes së Pragut të Programit të Sfidës së Llogarisë së Mijëvjeçarit (MCC) në Shqipëri.
•2008 - 2010- Përfaqësues i institucionit të prokurorisë në Komitetin Drejtues të Projektit PROSECO.
•2004- 2013- Përfaqësues i institucionit të prokurorisë në Komitetin Drejtues të Konsorciumit Ndërkombëtar.
•2009-2013- Pedagog i jashtëm në "Universitetin Amerikan" Tiranë, lënda"Procedura Penale".
•2010-2012- Pedagog i jashtëm në Universitetin "Kristal" Tiranë, lëndët "Procedura Penale" dhe "Penale e Posaçme".
Arsimi
1989 - 1992- Diplomuar Jurist në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë.1983 - 1987- Diplomuar Ekonomist për Ekonomi Politike, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë.
Kualifikime dhe promovime
- Kualifikuar nga KPK me vendim të formës së prerë, konfirmuar në detyrë pas procesit të Vetingut.------------------------------------------------------------------------
•2016- Çertifikuar "Trajner në fushën e Antikorrupsionit dhe Mirëqeverisjes", nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike dhe Shkolla Italiane e Administratës Publike.
- Çertifikuar trajner në hartimin e Curriculum për trajnime në zbatim të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, (nenet 5 dhe 6) nga Misioni OPDAT Kroaci dhe Ministria e Drejtësisë Kroate. Disa trajnime të zhvilluara në Dubrovnik gjatë viteve 2015 dhe 2016.
•2015- Trajnim me temë "Korrupsioni, evidentimi dhe parandalimi", organizuar në Paris, nga Shkolla e Magjistraturës Francë.
•2013- Trajnim me temë "Lufta kundër pastrimit të parave, mjetet e hetimit dhe bashkëpunim midis institucioneve të ndryshme", organizuar në Vlorë nga Komisioni Evropian dhe Shkolla e Magjistraturës.
•2011- Trajnim me temë "Mbrojtja e të dhënave personale në sektorin gjyqësor", organizuar në Tiranë nga Komisioni Evropian
•2011- Çertifikuar trajner në fushën "Pastrimi i produkteve të veprës penale, korrupsioni dhe teknikat e hetimit të aseteve të krimit", nga Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian dhe Instituti për Qeverisje Basel (Internacional Centre for Asset Recovery). (organizuar në Tiranë dhe Strasbourg).
•2010- Trajnim me temë "Krimi kompjuterik", organizuar në Tiranë nga Zyra Tej—Oqeanike e Zhvillimit, Ndihmës dhe Trajnimit të Prokurorisë në Departamentin e Drejtësisë së SHBA dhe Shkolla e Magjistraturës së Shqipërisë.
•2010- Trajnim me temë "Teknikat e hetimit të krimit financiar", organizuar në Tiranë nga Departamenti i Thesarit të SHBA.
•2005- Trajnim i trajnerëve, organizuar në Tiranë nga Shkolla e Magjistraturës, Këshilli i Evropës dhe Komisioni Evropian Tiranë.
•2001- Trajnim për "Antikorrupsioni dhe OJC)", në Bullgari, organizuar nga USAID Albania.
•1998- Trajnim për "Kontrollin Financiar" në Gjykatën e Llogarive Lisbonë, Portugali.
Vendime
- Vendim nr.88 datë 17.12.2018 i KPK-së (anëtarët e trupit gjykues: Roland Ilia-Kryesues, Firdes Shuli- Relatore, Etleda Çiftja-Anëtare) për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit,Z. Arben Kraja, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme.- Njoftim i IKP-së për mosankimin e vendimit nr.88, datë 17.12.2018 i KPK-së për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Z.Arben Kraja, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Masa disiplinore
- Nuk ka masa disiplinore.Dokumente
Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.
-
pdf
Urdhër 14/1 datë 23.01.2018 i Prokurorisë së Përgjithshme mbi përcaktimin e strukturës së Prokurorisë së Përgjithshme. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 1.3 MB
-
pdf
Lista e aplikimeve për SPAK, publikuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 28.8 KB
-
pdf
Këshilli i Lartë i Prokurorisë prezanton zyrtarisht kreun e Prokurorisë së Posaçme, postuar ne datë 20.12.2019 në faqen zyrtare të KLP. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 351.0 KB
-
pdf
Vendim nr.281 i KLP-së datë 19.12.2019 "Për emërimin e z.Arben Kraja si Drejtues i SPAK". 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 438.0 KB
-
pdf
Lista e prokurorëve që plotësojnë kushtet për të qënë anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. - Derguar Presidentit nga KLP , datë 15.11.2019. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 158.9 KB
Përmendet në
Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Arben Kraja”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.
- Vendim nr.281 i KLP-së datë 19.12.2019
- Betimi në Presidencë i 8 prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme datë 19.12.2019
- Mbledhja Plenare NR.38 e KLP-së datë 25 Nëntor 2019, Ora 12:00
- Vendim nr.242 i KLP-së datë 25.11.2019
- Njoftim i IKP-së datë 31.01.2019 për mosankimin e vendimit nr. 88, datë 17.12.2018, të KPK-së
- Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 17.12.2018
- Vendim nr.88 datë 17.12.2018 i KPK-së (anëtarët e trupit gjykues: Roland Ilia-Kryesues, Firdes Shuli- Relatore, Etleda Çiftja-Anëtare)
- Lufta kundër korrupsionit, kryetari i KLSH-së, Arben Shehu, takon kreun e Këshillit të Lartë Prokurorisë, Gent Ibrahimi
- Kim takon drejtuesit e SPAK-ut dhe BKH-së
- Ambasadorja amerikane Yuri Kim, takon kreun e SPAK dhe të BKH: Reforma në drejtësi jo e lehtë
- Përzgjedhja e 60 hetuesve, Yuri Kim dhe ekspertë të FBI-së në zyrat e BKH
- KPA pezullon Luan Dacin pasi u mor i pandehur nga SPAK
- Theo Jacobs sulmon SPAK për cilësinë e hetimeve dhe pezullimin e Luan Dacit
- Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: 13.12.2018
Burime të tjera
Deklarimi i pasurisë
Deklaratat e pasurisë të Arben Kraja janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.