Ylli Bashaj

KLP me vendimin nr. 32/2024 ka deklaruar mbarimin e statusit të z. Ylli Bashaj, për shkak të mbushjes së moshës për pension pleqërie. Z. Bashaj ka ushtruar detyrën e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë deri më datë 14.03.2024.

Në detyrë Prokurorë

Gjeneralitete

Emri
Ylli Bashaj
Pozicioni
KLP me vendimin nr. 32/2024 ka deklaruar mbarimin e statusit të z. Ylli Bashaj, për shkak të mbushjes së moshës për pension pleqërie. Z. Bashaj ka ushtruar detyrën e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë deri më datë 14.03.2024.
Emërimi
01.03.1992
Statusi
Në detyrë
Kategoria
Prokurorë
Përditësuar
15.03.2025

Eksperienca profesionale

•2012 - 14.03.2024 - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
• 2008 - 2012 - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë.
•2007 - 2008 - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje.
•01.07.2002 - 2007 - Prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Arsimi

•06.07.1991 - Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës.

*Të dhënat për arsimimin, emërimin në detyrë, vlerësimet e etikës dhe veprimtarisë profesionale janë marrë në formatin exel me shkresën kthim përgjigje nga KLP datë 31.01.2024 në email, i cili gjendet në rubrikën CV.

Kualifikime dhe promovime

- Kualifikuar nga KPK dhe KPA, konfirmuar në detyrë pas procesit të Vetingut.

Vendime

- Vendim i KPK-së nr. 671, datë 14.6.2023, për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit z. Ylli Bashaj.
- Njoftim i IKP-së për ankimin e vendimit nr. 671, datë 14.6.2023 të KPK-së për subjektin e rivlerësimit z. Ylli Bashaj.
- Vendim i KPA-së nr. 5, datë 02.02.2024, i cili ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 671, datë 14.06.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ylli Bashaj.

Vlerësime

•01.01.2016 - 31.12.2016 - Vlerësuar "Shumë mirë"
•01.01.2015 - 31.12.2015 - Vlerësuar "Shumë mirë"
•01.01.2014 - 31.12.2014 - Vlerësuar "Shumë mirë"
•01.01.2013 - 31.12.2013 - Vlerësuar "Shumë mirë"
•01.01.2012 - 31.12.2012 - Vlerësuar "Shumë mirë"

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore në fuqi.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Ylli Bashaj”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Ylli Bashaj janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë