Luan Lusha

Ish - gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Procesi i rivlerësimit është ndërprerë për shkak të dorëheqjes së subjektit.

Pezulluar / Dorëhequr

Gjeneralitete

Emri
Luan Lusha
Pozicioni
Ish - gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Procesi i rivlerësimit është ndërprerë për shkak të dorëheqjes së subjektit.
Emërimi
30.06.1994
Statusi
Pezulluar / Dorëhequr
Përditësuar
19.09.2024

Eksperienca profesionale

•10.04.2019 - 31.07.2021 - Zv. Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë.
•30.06.1994 - 31.07.2021 - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Arsimi

•24.02.2011 - Studime Pas universitare, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës.
•26.03.1994 - Kursi i plotë i përshpejtuar, Universiteti i Tiranës.

Vendime

- Vendim i KPK-së nr. 432, datë 1.9.2021, për subjektin e rivlerësimit z. Luan Lusha. KPK ka vendosur të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit. KLGJ-ja, me shkresën nr. ***prot., datë 9.7.2021, ka bërë me dije Komisionin se ka vendosur të pranojë kërkesën për dorëheqje, duke deklaruar mbarimin e statusit të magjistratit të z. Luan Lusha, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë, duke bashkëlidhur edhe vendimin nr. 281, datë 6.7.2021. Subjekti nuk ka ushtruar ankim në Gjykatën Administrative të Apelit.
- Njoftim i IKP-së për mosankimin e vendimit nr. 432, datë 1.9.2021, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit z. Luan Lusha.

Vlerësime

•2007 - 2009 - Vlerësuar "Mirë"
•2005 - 2006 - Vlerësuar "Shumë mirë"

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Luan Lusha janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë