Sokol Stojani

Anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në detyrë ProkurorëAnëtarë të institucioneve të reja të drejtësisë

Gjeneralitete

Emri
Sokol Stojani
Pozicioni
Anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Emërimi
01.01.1994
Statusi
Në detyrë
Kategoria
Prokurorë, Anëtarë të institucioneve të reja të drejtësisë
Përditësuar
08.04.2024

Eksperienca profesionale

• dhjetor 2021 - aktualisht - Anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
• shkurt 2020 - dhjetor 2021 - Drejtor i Drejtorisë së Koordinimit Institucional.
• 2008 - 2020 - Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme vitin 2008, ku më pas, në periudha të ndryshme ka drejtuar drejtoritë kryesore të institucionit (Drejtorinë e Kontrollit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale, Drejtorinë Gjyqësore, Drejtorinë Inspektimit dhe Burimeve Njerëzore, Studimeve, Projekteve dhe të Ndihmës për Subjektet e Posaçme, Mbrojtjes së Dëshmitarëve, si dhe prokuror pranë Drejtorisë Gjyqësore.
• korrik 1995 - 2008 - Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
• janar 1994 - korrik 1995- Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Bulqizë.

Arsimi

• 1989- 1993- Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë,Universiteti i Tiranës.

Kualifikime dhe promovime

- Kualifikuar nga KPK, konfirmuar në detyrë pas procesit të Vetingut.

1995 - Kurs për përdorimin e kompjuterit, Word, Exel, P.Point.
1998 - Kurs kualifikimi i organizuar nga ABA/CEELI me teme: Aplikimi K.Pr.Penale. Poloni.
- Kurse trajnuese të organizuar nga Shkolla e Magjistraturës.

Vendime

- Vendim i KPK-së nr.72 datë 31.10.2018 (anëtarët e trupit gjykues: Brunilda Bekteshi -Kryesuese, Valbona Sanxhaktari- Relatore, Suela Zhegu-Anëtare) për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Z. Sokol Stojani, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
- Njoftim për mosankimin e vendimit nr. 72, datë 31.10.2018, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit z. Sokol Stojani.

Vlerësime

- Ai ka një kontribut të spikatur përgjatë karrierës së tij të gjatë mbi 28-vjeçare, në sistemin e prokurorisë shqiptare.
- Është vlerësuar maksimalisht nga agjencitë ligjzbatuese vendase dhe ato ndërkombëtare. Z. Stojani ka ndjekur një sërë kualifikimesh pasuniversitare, përgjatë karrierës së tij në fushën e drejtësisë.

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Sokol Stojani”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Sokol Stojani janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë