Ollga Visi

Ish- Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. Procesi i rivlerësimit është ndërprerë për shkak të dorëheqjes së subjektit.

Pezulluar / Dorëhequr

Gjeneralitete

Emri
Ollga Visi
Pozicioni
Ish- Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. Procesi i rivlerësimit është ndërprerë për shkak të dorëheqjes së subjektit.
Emërimi
01.03.1999
Statusi
Pezulluar / Dorëhequr
Përditësuar
19.12.2023

Eksperienca profesionale

•01.03.1999 - 30.11.2023 - Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Vendime

- Vendim i KPK-së nr. 720, datë 30.11.2023, për subjektin e rivlerësimit znj. Ollga Visi.
Subjekti i rivlerësimit znj. Ollga Visi ka ushtruar të drejtën për të dhënë dorëheqjen nga statusi i magjistratit gjatë procesit të rivlerësimit. KLP-ja, me vendimin nr. ***, datë 20.10.2023, ka vendosur deklarimin e mbarimit të statusit të magjistrates Ollga Visi për shkak të dorëheqjes së saj; (ç) Znj. Ollga Visi ka njoftuar se nuk ka ushtruar të drejtën e ankimimit ndaj vendimit nr. ***, datë 20.10.2023, sipas ligjit, si dhe nuk dëshiron të marr pjesë në një seancë dëgjimore publike, në vijim të këtij procesi. Subjekti i rivlerësimit ka konfirmuar me vullnetin e saj të lirë në datën 8.11.2023 se: është dakord me vendimin nr. ***, datë 20.10.2023, të KLP-së për të lënë detyrën; nuk ka ushtruar të drejtën e ankimit ndaj këtij vendimi të KLP-së; dhe nuk do të ushtrojë të drejtën për t’u dëgjuar në seancë dëgjimore.
Në zbatim të jurisprudencës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në kuadër të procesit të rivlerësimit është i rëndësishëm evidentimi i vullnetit të pavesuar të subjektit të rivlerësimit për të mos vijuar këtë proces.

- Njoftim i IKP-së për mosankimin e vendimit nr. 720, datë 30.11.2023, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit znj. Ollga Visi.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Ollga Visi”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Ollga Visi janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë