Julian Xhengo

Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Në detyrë Prokurorë

Gjeneralitete

Emri
Julian Xhengo
Pozicioni
Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Emërimi
04.10.2006
Statusi
Në detyrë
Kategoria
Prokurorë
Përditësuar
01.11.2025

Eksperienca profesionale

•31.10.2025 - aktualisht - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
•02.11.2023 - 31.10.2025 - Pezulluar nga detyra me vendim të KPA për një periudhë njëvjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.
•14.09.2022 - 02.11.2023 - Prokuror i pezulluar ex lege nga detyra, për shkak të shkarkimit nga KPK. Në pritje të vendimit të KPA, pas ankimit të vendimit KPK nga subjekti i rivlerësimit.
•qershor 2008 - 14.09.2022 - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
•31.12.2007 - qershor 2008 - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
•04.10.2006 - 31.12.2007 - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Arsimi

•2007 - Diplomuar në Shkollën e Magjistraturës.
•05.07.2004 - Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës.

Kualifikime dhe promovime

Konfirmuar në detyrë me vendim përfudnimtar të KPA-s, duke rrëzuar vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Vendime

- Vendim i KPK-së nr. 560, datë 14.9.2022, për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Julian Xhengo.
- Njoftim i IKP-së për mosankimin e vendimit nr. 560, datë 14.9.2022, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit z. Julian Xhengo.
- Vendim i KPA-së nr. 46, datë 02.11.2023, për subjektin e rivlerësimit z. Julian Xhengo. KPA ka vendosur:
1. Ndryshimin e vendimit nr. 560, datë 14.09.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Julian Xhengo.
2. Pezullimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Julian Xhengo për një periudhë njëvjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.

- Vendim i KPA-së datë 31.10.2025 që ka vendosur: Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Julian Xhengo.

Vlerësime

•01.01.2016 - 31.12.2016 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
•01.01.2015 - 31.12.2015 - Vlerësuar "Mirë" (Vlerësim Periodik)
•01.01.2014 - 31.12.2014 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
•01.01.2012 - 31.12.2012 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Julian Xhengo”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Julian Xhengo janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë