Altina Xhoxhaj

Ish-anëtare në Gjykatën Kushtetuese. Shkarkuar me vendim përfundimtar nga KPA, duke lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkim nga detyra.

Shkarkuar

Gjeneralitete

Emri
Altina Xhoxhaj
Pozicioni
Ish-anëtare në Gjykatën Kushtetuese. Shkarkuar me vendim përfundimtar nga KPA, duke lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkim nga detyra.
Emërimi
30.03.1995
Statusi
Shkarkuar
Përditësuar
08.04.2024

Eksperienca profesionale

•24.10.2018 - Shkarkuar nga detyra me vendim përfundimtar të KPA.
•04.06.2018 - 24.10.2018 - Gjyqtare e pezulluar ex lege nga detyra, për shkak të shkarkimit nga KPK. Në pritje të vendimit të KPA, pas ankimit të vendimit të KPK nga subjekti i rivlerësimit.
•25.05.2010 - 04.06.2018 - Anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
•2006 - 2010 - Anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
•30.03.1995 - 25.05.2010 - Gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Në periudhën 1995-2000 ka qenë pedagoge e jashtme në Fakultetin e Drejtësisë dhe atë të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej vitit 2003 ka ushtruar mësimdhënien në Shkollën e Magjistraturës në lëndën “E drejta Tregtare” dhe si eksperte e trajnimit vazhdues për gjyqtarë.

Punime

- Disertacion për mbrojtjen e Gradës Shkencore "Doktor" me temë:“Gjykimi i çështjeve që lidhen me organizimin dhe funksionimin e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar".

Kualifikime dhe promovime

- Ka fituar Gradën Shkencore "Doktor i Shkencave", pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Vendime

- Vendim i KPK-së Nr. 17, datë 04.06.2018, për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit znj. Altina Xhoxhaj, gjyqtare pranë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.
- Njoftim i IKP-së datë 21.06.2018 për mosankimin e vendimit Nr. 17, datë 04.06.2018, të KPK-së.
- Vendim i KPA-së Nr. 9, datë 24.10.2018 që ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit Nr.17/2018, të KPK-së për subjektin e rivlerësimit znj. Altina Xhoxhaj.

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Altina Xhoxhaj”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Altina Xhoxhaj janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë