Artan Broci

Ish-Anëtar i Gjykatës së Lartë. Shkarkuar me vendim përfundimtar nga KPA, duke lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkim nga detyra.

Shkarkuar

Gjeneralitete

Emri
Artan Broci
Pozicioni
Ish-Anëtar i Gjykatës së Lartë. Shkarkuar me vendim përfundimtar nga KPA, duke lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkim nga detyra.
Emërimi
08.02.1996
Statusi
Shkarkuar
Përditësuar
22.04.2024

Eksperienca profesionale

•18.07.2019 - Shkarkuar nga detyra me vendim përfundimtar të KPA.
•31.07.2018 - 18.07.2019 - Gjyqtar i pezulluar ex lege nga detyra, për shkak të shkarkimit nga KPK. Në pritje të vendimit të KPA, pas ankimit të vendimit të KPK nga subjekti i rivlerësimit.
•26.04.2013 - 31.07.2018 - Anëtar i Gjykatës së Lartë.
•14.12.2012 - 31.07.2018 - Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë KLD.
•21.05.2010 - 26.04.2013 - Gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Apelit Tiranë.
•08.02.1996 - 21.05.2010 - Gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Ai ka marrë pjesë në disa Seminare Trajnuese të organizuara si brenda ashtu dhe jashtë vendit nga organizma të ndryshme si Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ABA Ceelli, IBA (International Bar Association; Departamenti i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, etj. Njëkohësisht, Z. Broci ka ushtruar detyrën e ekspertit pranë disa projekteve të rëndësishme të organizuara nga Ministria e Drejtësisë dhe organizatat ndërkombëtare si OSBE dhe Unicef (informacioni aksesuar në faqen wikipedia datë 20.03.2024).

Arsimi

• Z. Broci ka përfunduar Doktoraturën pranë Universitetit të Tiranës.
• Z. Broci ka fituar titullin "Master në Administrim Publik" (MPA).
•1995 - Diplomuar me titullin "Jurist", pranë Universitetit të Tiranës në Fakultetin e Drejtësisë (informacioni aksesuar në faqen wikipedia datë 20.03.2024).

Punime

- Disertacion për mbrojtjen e Gradës Shkencore "Doktor" me temë: "Kontrata Individuale e punës në kuadër të legjislacionit shqiptar dhe atij europian", Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Kualifikime dhe promovime

- Ka fituar Gradën Shkencore "Doktor i Shkencave" në vitin 2018, pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
- Në vitin 2009 Zotit Broci i është akorduar "Çmimi i Mirënjohjes" nga Transparency International dhe Unicef, për kontributin e dhënë në reformën e drejtësisë për të miturit në Shqipëri (informacioni aksesuar në faqen wikipedia datë 20.03.2024).

Vendime

- Vendim i KPK-së Nr: 53, datë 31.07.2018, për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Artan Broci, gjyqtar në Gjykatën e Lartë.
- Njoftim i IKP-së datë 22.10.2018 për mosankimin e vendimit Nr. 53, datë 31.07.2018, të KPK-së për subjektin e rivlerësimit z. Artan Broci.
- Vendim i KPA-së Nr. 16, datë 18.07.2019, që ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit Nr.53/2018, të KPK-së për subjektin e rivlerësimitpër subjektin e rivlerësimit z. Artan Broci.

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Artan Broci”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Artan Broci janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë