Ervin Metalla

Ish- gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Shkarkuar me vendim përfundimtar nga KPA, duke lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkim nga detyra.

Shkarkuar

Gjeneralitete

Emri
Ervin Metalla
Pozicioni
Ish- gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Shkarkuar me vendim përfundimtar nga KPA, duke lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkim nga detyra.
Emërimi
13.09.2000
Statusi
Shkarkuar
Përditësuar
09.05.2026

Eksperienca profesionale

•30.10.2019 - Shkarkuar nga detyra me vendim përfundimtar të KPA.
•23.07.2018 - 30.10.2019 - Gjyqtar i pezulluar ex lege nga detyra, për shkak të shkarkimit nga KPK. Në pritje të vendimit të KPA, pas ankimit të vendimit të KPK nga subjekti i rivlerësimit.
•16.07.2013 - 23.07.2018 - Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
•11.11.2005 - 16.07.2013 - Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
•27.09.2005 - 16.07.2013 - Gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
•02.10.2001 - 27.09.2005 - Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
•13.09.2000 - 02.10.2001 - Stazh Profesional/ gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Arsimi

•2001 - Diplomuar në Shkollën e Magjistraturës.
•18.07.1998 - Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës.

Vendime

- Vendim i KPK-së Nr. 45, datë 23.07.2018, për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Ervin Metalla, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
- Njoftim i IKP-së datë 29.10.2018 për mosankimin e vendimit Nr. 45, datë 23.07.2018, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit z. Ervin Metalla.
- Vendim i KPA-së Nr. 28, datë 30.10.2019, përfshirë mendimin e pakicës, që ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit Nr.45/2018, të KPK-së për subjektin e rivlerësimit z. Ervin Metalla.

Vendimi i Institucioneve të Kualifikimit (Vettingut) u kundërshtua nga z. Metalla në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut datë 05.05.2026 për çështjen nr. 19646/20 "Metalla v. Albania" ka vendosur se:
•Deklaron të pranueshme ankesën lidhur me të drejtën e kërkuesit për respektimin e jetës private;
•Konstaton se ka pasur shkelje të nenit 8 të Konventës;
•Vendos:
(a) që shteti i paditur t’i paguajë kërkuesit, brenda tre muajve, shumat e mëposhtme, të cilat do të konvertohen në monedhën e shtetit të paditur sipas kursit të këmbimit të zbatueshëm në datën e shlyerjes:
(i) 20,400 euro (njëzet mijë e katërqind euro), plus çdo taksë që mund t’i ngarkohet kërkuesit mbi këtë shumë, për dëmin pasuror;
(ii) 6,000 euro (gjashtë mijë euro), plus çdo taksë që mund të ngarkohet, për dëmin jopasuror;
(iii) 6,000 euro (gjashtë mijë euro), plus çdo taksë që mund t’i ngarkohet kërkuesit, për shpenzimet dhe kostot;
(b) që, nga përfundimi i afatit të sipërpërmendur prej tre muajsh deri në shlyerjen e plotë, mbi shumat e mësipërme do të paguhet interes i thjeshtë me një normë të barabartë me normën margjinale të huadhënies të Bankës Qendrore Evropiane gjatë periudhës së vonesës, plus tre pikë përqindjeje;
•Rrëzon pjesën e mbetur të kërkesës së kërkuesit për shpërblim të drejtë.


Vlerësime

•2010 - 2012 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik).
•2007 - 2009 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik).
•2005 - 2006 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik).

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Ervin Metalla”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Ervin Metalla janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë