Dritan Seci

Ish-gjyqtar/kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë. Shkarkuar me vendim përfundimtar nga KPA, duke lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkim nga detyra.

Shkarkuar

Gjeneralitete

Emri
Dritan Seci
Pozicioni
Ish-gjyqtar/kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë. Shkarkuar me vendim përfundimtar nga KPA, duke lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkim nga detyra.
Emërimi
23.08.1996
Statusi
Shkarkuar
Përditësuar
16.05.2024

Eksperienca profesionale

•24.11.2020 - Shkarkuar nga detyra me vendim përfundimtar të KPA.
•11.03.2019 - 24.11.2020 - Gjyqtar i pezulluar ex lege nga detyra, për shkak të shkarkimit nga KPK. Në pritje të vendimit të KPA, pas ankimit të vendimit të KPK nga subjekti i rivlerësimit.
•18.02.2004 - 11.03.2019 - Gjyqtar/kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë.
•23.08.1996 - 12.05.2000 - Ndihmës gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë.

Arsimi

•25.06.2012 - Studime Pas Universitare, Universiteti i Tiranës.
•21.03.2000 - Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës.

Vendime

- Vendim i KPK-së Nr. 114, datë 11.03.2019, për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Dritan Seci, gjyqtar/kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë.
- Njoftim i IKP-së datë 28.06.2019 për mosankimin e vendimit Nr. 114, datë 11.03.2019, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit z. Dritan Seci.
- Vendim i KPA-së Nr. 33, datë 24.11.2020 (përfshirë mendimin paralel), që ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit Nr.114/2019, të KPK-së për subjektin e rivlerësimit z. Dritan Seci.

Vlerësime

•2007 - 2009 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik).

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Dritan Seci”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Dritan Seci janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë