Elsion Sadiku

Ish-prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Shkarkuar me vendim përfundimtar nga KPA, duke lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkim nga detyra.

Shkarkuar

Gjeneralitete

Emri
Elsion Sadiku
Pozicioni
Ish-prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Shkarkuar me vendim përfundimtar nga KPA, duke lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkim nga detyra.
Emërimi
04.10.2006
Statusi
Shkarkuar
Përditësuar
28.03.2026

Eksperienca profesionale

•05.04.2019 - Shkarkuar nga detyra me vendim përfundimtar të KPA.
•27.07.2018 - 05.04.2019 - Prokuror i pezulluar ex lege nga detyra, për shkak të shkarkimit nga KPK. Në pritje të vendimit të KPA, pas ankimit të vendimit të KPK nga subjekti i rivlerësimit.
•2009 - 27.07.2018 - Zv. Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.
•04.10.2006 - 27.07.2018 - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Arsimi

•2007 - Diplomuar në shkollën e Magjistraturës.
•1998 - 2002 - Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës.

Vendime

- Vendim i KPK-së Nr. 50, datë 27.07.2018, për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Elsion Sadiku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.
- Njoftim i IKP-së datë 17.10.2018 për mosankimin e vendimit Nr. 50, datë 27.07.2018, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit z. Elsion Sadiku.
- Vendim i KPA-së Nr. 7, datë 05.04.2019, që ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit Nr.50/2018, të KPK-së për subjektin e rivlerësimit z. Elsion Sadiku.
- Vendim i KPA-së datë 24.03.2026, për mospranimin e kërkesave të kërkuesit Elsion Sadiku për rishikimin e vendimit (JR) nr. 7, datë 05.04.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të regjistruara me: (i) nr. 20-26/ 2018 (JR), datë 13.02.2023; (ii) nr. 1241 prot., datë 11.12.2024; (iii) nr. 47-26/2018 (JR), datë 18.04.2023.

Vlerësime

•01.01.2016 - 31.12.2016 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
•01.01.2015 - 31.12.2015 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
•01.01.2014 - 31.12.2014 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
•01.01.2013 - 31.12.2013 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
•01.01.2012 - 31.12.2012 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
(Informacioni sipas CV të autorizuar nga KLP datë 20.03.2024).

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Elsion Sadiku”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Elsion Sadiku janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë