Shkëlzen Cena
Ish-prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër. Shkarkuar me vendim përfundimtar nga KPA, duke lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkim nga detyra.
Gjeneralitete
- Emri
- Shkëlzen Cena
- Pozicioni
- Ish-prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër. Shkarkuar me vendim përfundimtar nga KPA, duke lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkim nga detyra.
- Emërimi
- 31.01.2000
- Statusi
- Shkarkuar
- Përditësuar
- 23.03.2026
Eksperienca profesionale
•16.12.2020 - Shkarkuar nga detyra me vendim përfundimtar të KPA.•14.06.2019 - 16.12.2020 - Prokuror i pezulluar ex lege nga detyra, për shkak të shkarkimit nga KPK. Në pritje të vendimit të KPA, pas ankimit të vendimit të KPK nga subjekti i rivlerësimit.
• Z. Cena gjithashtu ka ushtruar detyrën në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm (komanduar).
•2016 - 14.06.2019 - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.
•2016 - 2018 - Drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.
•2012 - 2016 - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin.
•31.01.2000 - 2012 - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.
•01.04.1998 - 2000 - Oficer i Policisë Gjyqësore.
Arsimi
•2020 - Diplomuar në "Master i Shkencave në Drejtësi", profili "E Drejtë Penale".•24.06.1996 - Diplomuar në Drejtësi, Universiteti i Tiranës.
Vendime
- Vendim i KPK-së Nr. 160, datë 14.06.2019, për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Shkëlzen Cena, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.- Njoftim i IKP-së datë 05.08.2019 për mosankimin e vendimit Nr. 160, datë 14.06.2019, të KPK-së për subjektin e rivlerësimit z. Shkëlzen Cena.
- Vendim i KPA-së Nr. 36, datë 16.12.2020, që ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit Nr.160/2019, të KPK-së për subjektin e rivlerësimit z. Shkëlzen Cena.
- Vendim i KPA-së datë 11.03.2026 për mospranimin e kërkesës së kërkuesit Shkëlzen Cena për rishikimin e vendimit (JR) nr. 36, datë 16.12.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Vlerësime
•01.01.2015 - 31.12.2015 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)•01.01.2013 - 31.12.2013 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
•01.01.2012 - 31.12.2012 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
(Informacioni sipas CV të autorizuar nga KLP datë 20.03.2024).
Masa disiplinore
- Nuk ka masa disiplinore për z. Shkëlzen Cena.Dokumente
Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.
-
pdf
Njoftim i IKP-së datë 05.08.2019 për mosankimin e vendimit nr. 160, datë 14.06.2019, të KPK-së për subjektin e rivlerësimit z. Shkëlzen Cena. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 470.0 KB
-
pdf
Vendim i KPA-së Nr. 36/2020 (JR), datë 16.12.2020, për subjektin e rivlerësimit z. Shkëlzen Cena. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 1.1 MB
-
pdf
Vendim i KLP-së nr. 87, datë 13.05.2019 "Për miratimin e raportit për analizimin e aftësive profesionale të prokurorit Shkëlzen Cena". 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 595.6 KB
Përmendet në
Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Shkëlzen Cena”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.
- Vendim i KPA-së Nr. 36/2020 (JR), datë 16.12.2020, për subjektin e rivlerësimit z. Shkëlzen Cena.
- Njoftim për shtyp i KPA-së datë 16/12/2020
- Njoftim për shtyp i KPA-së 25/09/2019
- Njoftim i IKP-së datë 05.08.2019 për mosankimin e vendimit nr. 160, datë 14.06.2019, të KPK-së
- Vendim i KPK-së Nr: 160 datë 14.06.2019
- Vendim nr.57/1 i KLP-së datë 12.06.2019
- Vendim nr.87 i KLP-së datë 13.05.2019
- Prokurori i Dibrës Shkëlzen Cena, pas vendimit të KPK. Foto:BIRN
Deklarimi i pasurisë
Deklaratat e pasurisë të Shkëlzen Cena janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.