Rezarta Schuetz (Gaba)
Gjyqtare pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Gjykata Kushtetuese
Gjeneralitete
- Emri
- Rezarta Schuetz (Gaba)
- Pozicioni
- Gjyqtare pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Gjykata Kushtetuese
- Emërimi
- 17.06.2017
- Statusi
- Në detyrë
- Kategoria
- Anëtarë të institucioneve të reja të drejtësisë
- Përditësuar
- 25.06.2020
Eksperienca profesionale
- Ka punuar për 15 vjet në organizata ndërkombëtare − OKB dhe OSBE − si këshilltare ligjore dhe shefe e Seksionit të Shtetit të së Drejtës (respektivisht). Në këto funksione, ajo ka punuar në të drejtë penale (krime ndëretnike dhe krime të tjera të rënda) në të gjitha instancat.- Si shefe e Seksionit për Shtetin e së Drejtës, znj. Gaba-Schuetz:
• ka udhëhequr monitorimin dhe ka raportuar mbi respektimin e të drejtave procedurale të palëve në çështje gjyqësore të profilit të lartë;
• ka monitoruar zbatimin e standardeve dhe ka zbatuar reformën në procedurën penale, risitë në politikat e dënimit penal dhe zbatimin e standardeve të vendosura nga GJEDNJ-ja;
• si dhe ka punuar me institucionet vendase për zbatimin e reformave në fushën e pavarësisë së gjyqësorit dhe prokurorisë dhe të sistemit të llogaridhënies.
- Ka punuar gjerësisht në disa aspekte të të drejtave të njeriut, konceptet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare të ndihmës juridike dhe standardet e qeverisjes së mirë
- Ka punuar me hartim legjislacioni në fushën e reformave të pronës bujqësore dhe industrisë ushqimore dhe ka përfaqësuar Republikën e Shqipërisë në gjykata të huaja dhe arbitrazh ndërkombëtar në mosmarrëveshje që lidheshin me investimet e huaja
1998-2000- Pedagoge e jashtme e Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës. Znj. Gaba-Schuetz ka punuar me reformën në arsimin juridik dhe ka dhënë lëndët “Etikë ligjore”, “E drejta kushtetuese e krahasuar” dhe “Shkrim e arsyetim ligjor”
1993-1996- Juriste e qeverisjes qendrore
Shënim: CV është marrë nga faqja zyrtare e KPA
Arsimi
1992- Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës1996-1997 - Master në Institucionet Ligjore (LL.M.) në Universitetin e Wisconsin-it (SHBA), Madison
Dokumente
Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.
-
pdf
Vendim nr.82/2017 i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë datë 17.06.2017 mbi miratimin e listës në bllok të kandidatëve të zgjedhur në institucionet e rivlerësimit, sipas ligjit nr.84/2016 "Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë" 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 41.1 KB
Burime të tjera
Deklarimi i pasurisë
Deklaratat e pasurisë të Rezarta Schuetz (Gaba) janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.